Home / Lajme / Maqedoni / Filluan parapërgatitjet për gurrëthemelin e Bibliotekës në Tetovë (VIDEO)

Filluan parapërgatitjet për gurrëthemelin e Bibliotekës në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 21 nëntor – Sot kanë filluar punimet e para për vendosjen e gurrëthemelit për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ku fillimisht janë duke u vendosur kufijtë e objektit, transmeton Televizioni Koha.

Sipas disa informatave kontrata është nënshkruar më 19 nëntor, kurse tash është në fazë përzgjedhja e mbikqyrësit të punëve, ndërsa së shpejti pritet që të vendoset gurëthemeli. Gurrëthemeli mund të hidhet më së voni deri më 27 nëntor apo sipas informacioneve të Televizionit Koha e njejta do të bëhet me rastin e festave të nëntorit, por pa u precizuar se kur.

Ky projekt do të zgjas deri në fund të vitit 2017, ndërsa punimet do të kryhen në disa faza ku vetëm për këtë fazë janë ndarë rreth 13milion euro me ç`rast parashihet që të ndërtohet deri në fazën përfundimtare të karajapisë. Ndërtimin e teatrit dhe biblioetkës do ta kryejë firma Urban Plan Construkstion. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *