Home / Lajme / Maqedoni / Forca të mëdha policore në Tetovë

Forca të mëdha policore në Tetovë

6 nëntor-Sonte forca të shumta policore janë vërejtur edhe në Saraj të Shkupit, me ç’rast ky numër i madh i policëve ka bastisur edhe disa restorante në Saraj. Arsyet e sakta të aksionit ende nuk dihen, por flitet se mund të bëhet fjalë për një aksion që udhëhiqet prej Drejtorisë e të Ardhurave Publike (DHP

Aksion i madh policor ka tronditur qytetarët tetovarë, ku forca të shumta policore si dhe ato speciale bashkë me DAP-in po kryejnë kontrolle të rrepta nëpër lokalet e Tetovës. Informohet se kontrollet po kryhen nga DAP-i nëpër lokale si kafeteri, restorante si dhe objekte tjera. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kontrollet e DAP-it po kryhen kundër pirjes së duhanit.

Sonte forca të shumta policore janë vërejtur edhe në Saraj të Shkupit, me ç’rast ky numër i madh i policëve ka bastisur edhe disa restorante në Saraj. Arsyet e sakta të aksionit ende nuk dihen, por flitet se mund të bëhet fjalë për një aksion që udhëhiqet prej Drejtorisë e të Ardhurave Publike (DHP).

Ministri i ekonomisë, Bekim Neziri ka kritikuar ashpër kontrollet nëpër lokale me prani të madhe të forcave policore. Ai thotë se nuk është kundër vendosjes së rregullit fiskal, por kjo assesi nuk duhet bërë me forca policore pasi kjo cenon bizneset dhe imazhin e Çarshisë së Vjetër.

“Ministria e ekonomisë por edhe unë si ministër jemi kategorik kundër këtyre aksioneve, dhe personalisht në sesionin e ardhshëm të Qeverisë do të kërkojë përgjegjësi nga ata që e kanë organizuar këtë aksion me arsye se ata të cilët kanë dyqane në Çarshinë e vjetër, me vite të tëra punojnë për zhvillim e bizneseve të tyre, dhe nëse atraksion kryesor i Republikës së Maqedonisë është Çarshia e vjetër ne nuk guxojmë si Qeveri por edhe si Ministri që me forca të mëdha të policisë të hyjnë të bëjnë aksione për kasa fiskale. Kuptohet se konform ligjit në vende ku Drejtoria e të hyrave publike por edhe ajo e tregut ka rezistencë nga ana e pronarëve atëherë në asi raste informohet policia dhe ata duhet të vijnë dhe të bëjnë një aksion të tillë. Mirëpo pa paralajmërime, në këtë rast në disa dyqane që i vizitova unë sot në asnjë rast nuk ka pasur forca, dhe me vetë faktin se ky dyqan sot është mbyllur dëshmon se këtu nuk ka pasur rezistencë”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *