Home / Lajme / Maqedoni / Fyle falënderon Menduh Thaçin (VIDEO)

Fyle falënderon Menduh Thaçin (VIDEO)

Komisioneri për Zgjerimin Shtefal Fyle ka falënderuar kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi për bashkëpunimine deritanishëm. Përmes një letre drejtuar ThaçiT, Fyle nënvizon edhe sfidat që e presin pozitën dhe opozitën në vend.

“Pasi që mandatit tim si Komisionar për Zgjerimin dhe Fqinjësisë po i afrohet fundit, unë do të doja të ju falënderoj për bashkëpunimin tonë të ngushtë. Gjatë pesë viteve të fundit, Komisioni ka forcuar kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe ka rritur fuqinë e saj transformuese, duke siguruar një fokus të fortë në adresimin e reformave themelore në procesin e zgjerimit. Kur kam filluar si Komisioner i ngarkuar për politikën e zgjerimit pesë vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit një vit më parë, dhe disponimi ynë ishte optimist. Unë e kuptoj se dështimi për këtë dhe rekomandimet e mëvonshme janë frustuese, dhe kam ngritur vazhdimisht shqetësimet e mia në këtë kuptim. Nëpërmjet Nivelit të Lartë të Dialogut që filloi në vitin 2012, ne u përpoq të ndihmojmë lëvizjen e përgjithshëm të procesit përpara. Në sajë të largimit, unë ende shoh sfida të rëndësishme, duke përfshirë një numër të reformave kyçe, përpara jush. Dialogu politik midis qeverisë dhe opozitës duhet të rikthehet në parlament. Të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit. Çështja e emrit duhet të trajtohen me energji të reja dhe bllokimi në fund të tejkalohet. I uroj vendin tuaj, dhe juve personalisht, të gjithë sukseset e mundshme në ndjekjen e mëtejshme të përpjekjeve tona të përbashkëta evropiane. Komisioni Evropian do të mbetet një partner i fortë dhe i besueshëm për vendin tuaj gjatë vazhdimit tuaj në rrugën e BE-së”, thuhet në letrën e Komisionerit për Zgjerimin Shtefal Fyle dërguar kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *