Home / Lajme / Maqedoni / Garda e Iliridës a është në Malin e Sharrit

Garda e Iliridës a është në Malin e Sharrit

Tetovë, 05 nëntor – Garda për “Republikën e Iliridës” është parë duke patrulluar në Malin Sharr, ka shkruar sot portali Shqipmedia nga Tetova.

Sipas portalit, banorë të rajonit të malësisë së Sharrit, nga Tetova deri në Jazhincë kanë hasur në ushtarë të gardës së Iliridës.

“Ndërsa gjatë së djeshme në rrugën Tetova-Jazhincë janë parë dy transportues ushtarak të Policisë Speciale të Maqedonisë që nga pas konflikti i 2001 kjo ka qenë një gjë e rrallë”, konfirmojnë për Shqipmedia banorët e kësaj ane.

Hamdi Ndrecaj, që thotë se është gjeneral i kësaj ushtrie ka theksuar për portalin tetovar se patrullat e gardës kanë legjitimuar disa banorë në Malësinë e Sharrit dhe asgjë më shumë.

“Qëllimi ynë nuk është popullata shqiptare por ata do të reagojnë vetëm nëse aparati shtetëror sllav do të përdor forcë ndaj popullatës. Stafi civilo-vëzhgues i gardës është i shtrirë në tërë territorin e Iliridës më përjashtim të Manastirit dhe Prilepit”, theksoi Ndrecaj për Shqipmedia.

Shqipmedia kontaktoi zëdhënësin e Policisë së Tetovës Marjan Josifovski për të konfirmuar ndonjë rast të ndalimit të banorëve nga Garda e Iliridës mirëpo një gjë e tillë nuk është paraqitur deri sot në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës.

Në pyetjen tonë se pse patrullon një transportues luftarak i Policisë në rrugën Tetovë-Jazhincë, zëdhënësi Josifovski na tha se ai patrullim nuk është nga Sektori për Punë te Brendshme i Tetovës por ndonjë aktivitet i njësive tjera të Policisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *