Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski: Hoteli në Kala do të shitet para ndërtimit

Georgievski: Hoteli në Kala do të shitet para ndërtimit

16 nëntor-Georgievski në disa raste viteve të kaluara thoshte se stili barok ‘Shkupi 2014’ është skiç i paparë. Për qeverinë e tanishme deklaroi publikisht se kontrollon çdo gjë në vend dhe se ajo është diktatoriale. Si do ndërtojë hotel baroku pas këtyre qëndrimeve në tokë të blerë nga shteti, ishte një nga pyetjet e moderatorit:

Lideri i VMRO-Partisë Popullore në opozitë Lubço Georgievski i ka paguar para qeverisë për tokën nën kala ku duhet ndërtuar një hotel në stilin barok. Mbrëmë në televizionin 24Vesti, ish-kryeministri shpjegoi planin e tij të biznesit për ta ndërtuar dhe pastaj për ta shitur atë hotel.

“E pra unë mund t’ju them se koncepti është i ndryshëm. Ne do të ndërtojmë, qëllimi është që në një fazë t’ia shesim një partneri të huaj. Në këtë moment, nuk kemi një ambicie të jemi hotelierë”, tha Ljubço Georgievski.

Georgievski në disa raste viteve të kaluara thoshte se stili barok ‘Shkupi 2014’ është skiç i paparë. Për qeverinë e tanishme deklaroi publikisht se kontrollon çdo gjë në vend dhe se ajo është diktatoriale. Si do ndërtojë hotel baroku pas këtyre qëndrimeve në tokë të blerë nga shteti, ishte një nga pyetjet e moderatorit:

– “Dhe tani do ta bëni në barok edhe pse nuk pajtoheni, nuk ju pëlqen?”

– “Absolutisht. Dhe çfarë të punojmë. Tërë pjesa e re e Shkupit është e tillë. Edhe ato ndërtesa që nuk janë bërë këtu ja tani edhe në buxhetin e ri, 15 milion të reja. ”

Në pyetjet mbi këtë temë, Georgievski ka mohuar se ishte takuar me Kryeministrin. Ai tha se mbetet kritik ndaj politikave qeveritare.

Lajmi se Ljubço Georgievski ka blerë parcelë për hotel baroku, edhe atë jo direkt, por përmes një zinxhiri prej tre kompanive, e publikoi Alsat M pas një hulumtimi disaditor. Alsat sisa herë kërkoi deklaratë nga ish kryeministrin por asnjëherë nuk mori përgjigje. Mbrëmë në 24 Vesti, ai deklaroi se nuk e ka kërkuar të jetë mysafir apo të japë intervistë asnjë televizion në Maqedoni. (Alsat M)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *