Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë të lënduar në dy aksidente në Tetovë (VIDEO)

Gjashtë të lënduar në dy aksidente në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 23 nëntor – Në aksidentin e dytë që ndodhi rreth orës 3 pas mesnate në Tetovë, kur shoferi 23-vjeçar ka humbur kontrollin me veturën Fiat Punto dhe është përplasur në murin e një shtëpie. Ai ka dëmtime të lehta ndërsa shoku i tij 22 vjeçar pësoi me një krah të thyer në anën e djathtë dhe dëmtime të tjera

Gjashtë persona të plagosur mbeten mbrëmë dhe 190 mijë denarë dëme materiale gjatë dy aksidenteve në Tetovë.

Në aksidentin e parë pas mesnate u plagosën katër persona. Arsyeja ishte shpejtësia e tepruar në të cilin automjeti “Golf”, i drejtuar nga shoferi 28-vjeçar nga Tetova, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë betoni pranë rrugës. Të plagosurit menjëherë janë dërguar në spitalin Klinik të Tetovës ku njëri prej tyre vazhdon të mjekohet në spital, ndërsa tre të tjerët janë lëshuar në shtëpi, njofton Televizioni Koha.

Në aksidentin e dytë që ndodhi rreth orës 3 pas mesnate në Tetovë, kur shoferi 23-vjeçar ka humbur kontrollin me veturën Fiat Punto dhe është përplasur në murin e një shtëpie. Ai ka dëmtime të lehta ndërsa shoku i tij 22 vjeçar pësoi me një krah të thyer në anën e djathtë dhe dëmtime të tjera. Ku menjëher është dërguar në spitalin e Tetovës dhe më pastaj është transferuar në Shkup. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *