Home / Lajme / Rajon / Gjermania këmbëngul që bisedimet BE-Serbi të fillojnë rreth Kosovës

Gjermania këmbëngul që bisedimet BE-Serbi të fillojnë rreth Kosovës

24 nëntor-Gjermania, ka thënë ajo për Veçernej Novosti, transmeton Koha,.net, kërkon që kapitulli i parë i bisedimeve BE-Serbi, të jetë kapitulli 35, kapitulli që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Shefja e ekipit të Beogradit në bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE, Tanja Mishçeviq ka theksuar se vendi i i saj është i gatshëm për hapjen e bisedimeve për kapitullin 32 që parasheh kontrollin financiar e për të cilin ka përkrahjen e të gjitha vendeve të BE-së, pos Gjermanisë.

Gjermania, ka thënë ajo për Veçernej Novosti, transmeton Koha,.net, kërkon që kapitulli i parë i bisedimeve BE-Serbi, të jetë kapitulli 35, kapitulli që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Në pyetjen nëse kusht për hapjen e këtij kapitulli është dhënia e pajtimit për karrige të Kosovës në OKB dhe nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore Beograd-Prishtinë, Mishçeviq është përgjigjur se kusht për hapjen e kapitullit është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, se nuk përmendet anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe se kjo gjë është e pamundur t’i kërkohet Serbisë.

“Detyrimi nga i gjithë procesi, sipas kornizës negociuese, është marrëveshja për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve e jo marrëveshja paqësore”, ka thënë ajo. /koha/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *