Home / Lajme / Maqedoni / Gjobiten 15 këmbësorë në Tetovë dhe 26 në Gostivar (VIDEO)

Gjobiten 15 këmbësorë në Tetovë dhe 26 në Gostivar (VIDEO)

Tetovë, 19 nëntor – SPB Tetovë ka kryer aktivitete kontrolluese për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion dhe janë konstatuar gjithsej 15 shkelje, transmeton Televizioni Koha.

Dje nga ana e SPB Tetovë janë kryer aktivitete kontrolluese për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion, gjegjësisht kapjen e atyre që nuk respektojnë rregullat në udhëkryqe kur kalojnë rrugës apo gjatë ecjes në rrugë. Në këto aktivitete janë konstatuar gjithsej 15 shkelje. 8 këmbësorë kanë kaluar rrugën kur semafori ka qenë i kuq, 6 kanë ecur në rrugë jo adekuate për këmbësorë, 1 kanë ecur jashtë trotuarit. Për 9 këmbësorë janë përgatitur fletëpagesë për pagesë të dënimit prej 25 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe thirrje për pagesë të dënimit. Përderisa 6 prej tyre kanë kaluar vetëm me vërejtje, transmeton Televizioni Koha.

Aktivitete të këtilla dje gjithashtu janë realizuar edhe në Gostivar ku janë hasur 26 shkelje nga ana e këmbësorëve të cilët nuk kanë respektuar rregullat të cilët gjithashtu janë sanksionuar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *