Home / Lajme / Maqedoni / Goditet me thikë një nxënës

Goditet me thikë një nxënës

28 nëntor-sipas drejtorit të Spitalit Klinik, Florin Besimit, nxënësi ishte goditur tre herë me thikë në shpinë. Pas ndihmës së dhënë, nxënësi ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Me kërkesë të familjes ai u transferua në Qendrën Klinike në Shkup.

Në një përleshje mes nxënësve që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 në gjimnazin e Tetovës, goditet me thikë një nxënës i vitit të tretë.
Sipas informatave të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifoski, një grup të rinjsh kanë ardhur në oborrin e shkollës së mesme dhe kishin filluar grindjet verbale pas së cilës ka shpërthyer dhuna mes dy grupeve, ku grushtohen disa të rinj dhe një nxënës mbeti i plagosur nga thikat.
I plagosuri u dërgua në Spitalin e Tetovës dhe sipas drejtorit të Spitalit Klinik, Florin Besimit, nxënësi ishte goditur tre herë me thikë në shpinë. Pas ndihmës së dhënë, nxënësi ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Me kërkesë të familjes ai u transferua në Qendrën Klinike në Shkup.
Policia raportoi se menjëherë pas incidentit u arrestuan tre të mitur të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në përleshjen./

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *