Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski në SHBA për thithje të investimeve

Gruevski në SHBA për thithje të investimeve

3 nëntor-Delegacioni ekonomik, në përbërje të së cilit janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministrat pa resorë të obliguar për Tërheqje të Investimeve të Huaja Vele Samak, Bill Pavllevski dhe Xheri Naumof, si dhe drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale Viktor Miz

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski prej sot gjatë disa ditëve të ardhshme do t’i njoftojnë investitorët potencial nga Nju-Jorku dhe disa qytete të tjera në SHBA me mundësitë për bërje të biznesit në Maqedoni.

Vizita ekonomike fillon sot pasdite sipas kohës amerikane me forumin e biznesit në Nju-Jork që do ta hapë kryeministri Nikolla Gruevski.
Pritet që kryeministri Gruevski para dhe pas biznes forumit të ketë disa takime të ndara pune me përfaqësues të kompanive dhe investitorëve të huaj të cilët janë të interesuar për bartje të kapitalit të tyre dhe investimit të tyre në Maqedoni. SHBA-ja është një prej ekonomive udhëheqëse në botë dhe prej këtu është atraktive për vendosje të bashkëpunimit të rëndësishëm ekonomik.

Delegacioni ekonomik, në përbërje të së cilit janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministrat pa resorë të obliguar për Tërheqje të Investimeve të Huaja Vele Samak, Bill Pavllevski dhe Xheri Naumof, si dhe drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale Viktor Mizo, gjatë disa ditëve të ardhshme përveç Nju-Jorkun do të vizitë edhe disa qytete amerikane ku në biznes forume do të prezantohen mundësitë për investim dhe do të realizohen kontakte me investitorë dhe përfaqësues të kompanive nga SHBA-ja.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *