Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski në Tetovë: Qëllimi është që të kemi gjenerata të reja me njohuri më të fuqishme

Gruevski në Tetovë: Qëllimi është që të kemi gjenerata të reja me njohuri më të fuqishme

20 nëntor-“Dëshirojmë të ndihmojmë që të kemi gjenerata të reja me njohuri më të fuqishme dhe me kreativitet më të madh, njerëz të cilët para së gjithash do të sigurojnë kushte më të mira dhe natyrisht me njohuri më të madhe do të jenë më të rëndësishëm edhe për vetë shoqërinë, sepse do të kenë kontribut më të madh në të”, deklaroi Gruevski.

Do të dëgjohen të gjitha mendimet për vlerësimin e studentëve. Qëllimi është që të kemi gjenerata të reja me njohuri më të fuqishme, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski pas shënimit të 13 vjetorit të themelimit të Universitetit të UEJL-së në Tetovë.”Mendimet që i ndau Qeveria me opinionin në drejtim të përmirësimit të njohurisë dhe cilësisë në arsim të lartë janë motivuar që t’u ndihmohet studentëve, të rinj të marrin diplomë me njohuri e cila do t’u ndihmojë në jetën e mëtutjeshme”, deklaroi Gruevski. Ai konsideron se qëllimet janë të mira, por natyrisht, thotë ato nuk do të zbatohen deri sa nuk bëhet një debat i gjerë në të cilin do të përfshihen studentët. “Ata veçmë janë përfshirë, sepse Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi ngjarje të tilla, si me studentët ashtu edhe me profesorët. Do të përfshihen të gjithë faktorët e mundshëm dhe nga ky aspekt do të dëgjohet çdo mendim dhe me kudjes do të analizohet”, shtoi Gruevski. Kryeministri theksoi se studentët kanë të drejtë në mendim të ndryshëm dhe të drejtë në protestë dhe theksoi se këtë e respekton. Ajo që është e rëndësishme, theksoi, është se tani jemi në fazë të debatit publik, dëgjohen të gjitha mendimet për këtë çështje. “Nuk është e saktë, siç u paraqitën disa spekulime, se nuk do të parashihet mundësia për testim të shumëfishtë të provimit shtetëror në vitin e dytë”, tha Gruevski, duke sqaruar se do të ketë mundësi secili të testohet aq herë deri sa të japë provimin. Qëllimi ynë është, thotë, nëse dikush ka ardhur deri në vlerësim kalimtar pa njohuri të detyrohet të mësojë. “Ky është qëllimi i vetëm”, theksoi kryeministri Gruevski. Sipas tij, nëse sillet ligji, ai do të vlejë për studentët të cilët do të regjistrohen prej në fillim në fakultet. Në fazë të debatit publik, siç tha, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me kujdes e zbaton këtë debat publik, dëgjohen të gjitha mendimet, bëhen analiza, krahasime. “Dëshirojmë të ndihmojmë që të kemi gjenerata të reja me njohuri më të fuqishme dhe me kreativitet më të madh, njerëz të cilët para së gjithash do të sigurojnë kushte më të mira dhe natyrisht me njohuri më të madhe do të jenë më të rëndësishëm edhe për vetë shoqërinë, sepse do të kenë kontribut më të madh në të”, deklaroi Gruevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *