Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Provimi i parë shteteror për studentët në vitin 2017

Gruevski: Provimi i parë shteteror për studentët në vitin 2017

27 Nentor – Kryeministri tha se provimi shtetëror do të aplikohet në vitin akademik 2015-2016, ndërsa testimi i parë do të mbahet në vitin 2017.

Kryeministri Nikola Gruevski, i cili po merr pjesë në seancën për pyetje deputetësh, kërkoi të bëhet dallimi në mes testit ekstern dhe provimit shtetëror për studentët.

Ai tha se testi ekstern ka të bëjë me mësimdhënësit, pra nëse ata kanë dhënë notën reale, ndërsa provimi shtetëror u referohet studentëve.

“Provimi shtetëror ka tjetër qëllim, pra fokusi janë njohuritë minimale, nuk merret me notën e profesorit, ndërsa studenti duhet të ketë njohuri minimale për notën 6. Qëllimi është që studenti të stimulohet ta mësojë atë që nuk e ka mësuar. Këtu nuk ka shpërblime dhe as dënime për profesorët, por fokusohet vetëm te dijet e studentit. Kështu duhet të jetë edhe te ne. Nota minimale duhet të jetë e njëjtë në të gjitha universitetet. Një notë 6 në Fakultetin Ekonomik në Shkup duhet të jetë e njëjtë më notën 6 në Fakultetin Ekonomik në Tetovë”, tha Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski.

Kryeministri tha se provimi shtetëror do të aplikohet në vitin akademik 2015-2016, ndërsa testimi i parë do të mbahet në vitin 2017.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *