Home / Lajme / Maqedoni / Hahn: Përparimi varet nga Qeveria, të zhbllokohet Kuvendi

Hahn: Përparimi varet nga Qeveria, të zhbllokohet Kuvendi

13 nëntor-Kjo është një çështje për të cilën unë do të kem mundësi të flas me ministrat e Punëve të Jashtme dhe për Çështje Evropiane të Maqedonisë. Dhe po, është një gjë që duhet të ndodh padyshim”, thotë Hahn

Komisioneri i për Zgjerimin Johannes Hahn thotë se përparimi i Maqedonisë varet nga Qeveria e Shkupit dhe nga mënyra sesi do të shtensiojë ajo situatën e brendshme.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hahn thotë se është më se e nevojshme të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe institucioni të funksionojë me kapacitet të plotë.

“Kjo do të thotë se përfaqësuesit e zgjedhur të Kuvendit, dhe jo vetëm ata që përfaqësojnë pushtetin, duhet të marrin pjesë në punimet e tij. Kjo është një çështje për të cilën unë do të kem mundësi të flas me ministrat e Punëve të Jashtme dhe për Çështje Evropiane të Maqedonisë. Dhe po, është një gjë që duhet të ndodh padyshim”, thotë Hahn.

Ai nuk harron të theksojë as nevojën dhe rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe gjetjen e zgjidhjes për dalje nga situata ku ndodhet Maqedonia tani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *