Home / Lajme / Maqedoni / Halili distanciohet nga ‘uniformat e zeza’

Halili distanciohet nga ‘uniformat e zeza’

27 nëntor-“Unë deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se institucionet, çfarëdo qofshin ata që nuk janë themeluar nga kuvendi i Republikës së Iliridës, nuk janë institucione legjitime dhe të gjithë të tjerët që flasin ata flasin në emër të vet. Po të themelohen organet e atilla ne atëherë do dalim që ti mbrojmë, por, nuk është në rregull që ne ti formojmë pastaj të fshihemi pas perdes”, tha Nevzat Halili. Kryetar i Republikës së Iliridës.

Kryetari i Republikës së Iliridës Nevzat Halili, ka hedhur poshtë sot zërat se, uniformat e zeza apo ndonjë ushtri, ka të bëjë me Iliridën. Sipas Halilit këto deklarata të bëra kohë më parë nga “komandant” Panteri, janë thjesht qëndrimi i tij dhe jo i institucioneve të formuara nga Republika e Iliridës. Halili gjithashtu ka njoftuar vendimin e Kuvendit për shpalljen si festë kombëtare të 18 nëntorit, ditës kur është themeluar Republik së Iliridës .

“Unë deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se institucionet, çfarëdo qofshin ata që nuk janë themeluar nga kuvendi i Republikës së Iliridës, nuk janë institucione legjitime dhe të gjithë të tjerët që flasin ata flasin në emër të vet. Po të themelohen organet e atilla ne atëherë do dalim që ti mbrojmë, por, nuk është në rregull që ne ti formojmë pastaj të fshihemi pas perdes”, tha Nevzat Halili. Kryetar i Republikës së Iliridës.

Me këtë rast Halili poashtu ka kërkuar që 18 shtatori të shpallet si festë kombëtare pasi që në atë datë është shpallur Republika e Iliridës.Ndryshe, kohë më parë në emër të Republikës së Iliridës kanë dalur disa individë të cilët kanë marrë përsipër se edhe patrullojnë në rajonin e Tetovës dhe më gjërë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *