Home / Lajme / Rajon / Haradinaj ende nuk i ka thënë ‘PO’ LDK-së për kryeministrin

Haradinaj ende nuk i ka thënë ‘PO’ LDK-së për kryeministrin

9 nëntor-
Shenjat e para të mosdorëzimit të AAK-së, në opinion, i ka dhënë edhe Sekretari i kësaj partie, Burim Ramadani, i cili të shtunën ka deklaruar se për AAK-në vlen marrëveshja fillestare, sipas së cilës Ramush Haradinaj do të duhej ta drejtonte Qeverinë. Ai, madje, është shprehur se “Aleanca është pjesë e Qeverisjes Haradinaj që do të ndodhë në qeverisjen e ardhshme”.

Kërkesa e LDK-së për ta marrë kryeministrin – post ky për të cilin Ramush Haradinaj ishte i nominuar për pesë muajsh– aktualisht e ka shndërruar Bllokun në një gjendje të ngrirë, ndërkohë që pritet një raund i ri bisedimesh për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Burime të Politiko.net kanë pohuar se Lideri i AAK-së nuk e ka mirëpritur idenë e LDK-së për Kryeministrin.

“Ramush Haradinaj nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje brenda Bllokut. Ajo që mund të thuhet është se ai nuk e ka mirëpritur idenë për ridizajnim dhe ende nuk ka thënë ‘Po’. Mirëpo, pritjet janë për arritjen e një marrëveshjeje të re”, ka thënë për Politiko.net një burim brenda Bllokut Opozitar.

Tema e kalimit të postit të Kryeministrit nga AAK në LDK, siç thuhet, është hapur në dy javët e fundit.

Shenjat e para të mosdorëzimit të AAK-së, në opinion, i ka dhënë edhe Sekretari i kësaj partie, Burim Ramadani, i cili të shtunën ka deklaruar se për AAK-në vlen marrëveshja fillestare, sipas së cilës Ramush Haradinaj do të duhej ta drejtonte Qeverinë. Ai, madje, është shprehur se “Aleanca është pjesë e Qeverisjes Haradinaj që do të ndodhë në qeverisjen e ardhshme”.

LDK-AAK-Nisma kanë pranuar të premten që ta votojnë kryeparlamentarin e PDK-së, pesë muaj pasi vendi ishte mbajtur i bllokuar për këtë shkak, si përgjigje e menjëhershme nga tërheqja e vërejtjes së Ambasadores Amerikane, Tracy Jacobson, se ky post i takon partisë fituese të zgjedhjeve, ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe ashtu siç kishte vendosur Gjykata Kushtetuese. /Politiko.net/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *