Home / Lajme / Maqedoni / I mituri përjeton tmerr në oborrin e shkollës, sulmohet nga një grup të rinjsh

I mituri përjeton tmerr në oborrin e shkollës, sulmohet nga një grup të rinjsh

Gostivar, 05 nëntor – Një nxënës 17 vjeçar në shkollën e mesme të mjekësisë “Rade Utrinovski” në Gostivar ka përjetuar tmerr pasi është sulmuar fizikisht nga një grup i kolegëve të tij. Përleshja ka ndodhur pasditen e djeshme në oborrin e shkollës.

Sipas policisë, rasti është paraqitur nga babai i të riut, 44 vjeçari SH.S ka raportuar se djali i tij V.S është sulmuar fizikisht nga disa të rinjë të tjerë që ka ndodhur dje pasdite rreth orës 18 në shkollën e mesme të mjekësisë “Rade Utrinovski” në Gostivar. Ata kanë thirrur të riun në telefon dhe i kanë thënë të jetë në po atë vend, dhe me të arritur atje i riu është sulmuar menjëherë fizikisht duke u goditur me grushta në kokë dhe në trup, dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. I mituri ka pësuar lëndime të dukshme në fytyrë dhe në gjunjë.

Pas përleshjes, tre të rijnë përfshirë në prishje të rendit publik, L.R. (18), AA (18) dhe E.O (17), të gjithë nga Gostivari, janë thirrur në stacionin policor në Gostivar, dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresat përkatëse, dhe do të përballen me gjoba të parapara ligjore. Ndërkohë policia po punon edhe për identifikimin dhe sanksionimin e pjesëmarrësve të tjerë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *