Home / Lajme / Maqedoni / Inaugurohen pllakat përkujtimore për 66 dëshmorët e Debreshit të rënë në luftëra nga 1912 e këndej (VIDEO)

Inaugurohen pllakat përkujtimore për 66 dëshmorët e Debreshit të rënë në luftëra nga 1912 e këndej (VIDEO)

Gostivar, 23 nëntor – Një vit më parë me 22 nëntor të vitit 2013, në po të njëjtin vend në fshatin Debresh u shpalos Lapidari i ngritur për dëshmorët e rënë në Luftën e Dytë Botërore në vjeshtën e vitit 1945.

Në memorialin e dëshmorëve në fshatin Debresh në Gostivar, u inauguruan pllakat përkujtimore për 66 dëshmorët e fshatit të rënë nga viti 1912 e këndej në luftëra të ndryshme, siç janë të rënët në Luftën e Dytë Botërore, gjatë rrugës për në frontin e Sremit.

Krahas ndërtimit të pllakave përkujtimore, është bërë edhe rrethimi i sipërfaqes së kompleksit memorial të fshatit.

Inaugurimi për shpalosjen e pllakave përkujtimore u bë në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 106 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, muftiu i Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir Fetahu, familjarë të dëshmorëve, anëtaret e këshillit iniciues, banorët e fshatit Debresh, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.

“Unë si përfaqësues i familjeve të dëshmorëve, i shprehi mirënjohje të veçantë Këshillit punues edhe atë Shuip Sulejmani, Berat Dehari dhe Nexhbedin Memedi. Një falënderim të veçantë i shprehim kryetarit të komunës që e financoi këtë projekt”, tha Omer Alili në emër të anëtarëve të familjeve të 66 dëshmorëve.

“Ne sot i përkujtojmë me kënaqësi sakrificën që e kanë bërë pjesëtarët e kombit. Të gjithë këta dëshmorë janë vrarë në moshën më të mirë të jetës së tyre, atëherë kur është dashur tu japin dashuri anëtarëve të familjeve të veta, ajo dashuri u ka munguar familjeve të tyre për shkak se (dëshmorët) dikush i ka vrarë vetëm se kanë qenë shqiptarë. Të gjithë ata janë të moshës 30-40 vjeçare, mosha më e re kur njeriu mund të jep fuqinë e vete në interes të familjes dhe të shoqërisë së vete. Ne ata sot i kujtojmë që ajo të mos na përsëritet, që gjeneratat e reja kur të rriten të mos harrojnë sakrificën e baballarëve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të vet që kanë sakrifikuar që sot shoqëria jonë ka një ardhmëri më të mirë. Këta dëshmorë që i nderojmë, askujt nuk i kanë bërë keq, asnjë nuk kanë vrarë, nuk kanë plaçkitur e përdhunuar por janë vrarë për shkak se luftuar dhe kanë luftuar që shoqëria dhe pjesëtarët e kombit të tyre të kenë një jetë më të mirë ”, theksoi para të pranishmëve, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Ne sot qëndrojmë para këtyre burrave të 66 familjeve të fshatit Debresh të cilët nuk iu frikuan askujt përveç Allahut, të cilët ishin të gatshëm të japin edhe jetën e tyre dhe kjo vdekje e tyre nuk është e shëmtuar, nuk është e errët, nuk është e vdekur, nuk është e mbyllur është e gjallë, është e ndritshme hap rrugët e ardhmërisë së gjeneratave të reja. Kjo vepër që sot e përjetojmë është madhështore sepse neve na kthen në të kaluarën në shembullin e këtyre burrave që ne të marrim inspirim të gjallë dhe model se si duhet të sakrifikohemi për idealet më të larta siç është besimi, vatani, atdheu dhe vlerat madhore.

Një vit më parë me 22 nëntor të vitit 2013, në po të njëjtin vend në fshatin Debresh u shpalos Lapidari i ngritur për dëshmorët e rënë në Luftën e Dytë Botërore në vjeshtën e vitit 1945.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *