Home / Lajme / Maqedoni / Intervista e Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi për “Radio Evropa e Lirë” (VIDEO)

Intervista e Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi për “Radio Evropa e Lirë” (VIDEO)

Tetovë, 02 nëntor – Kreu i PSDH-së Menduh Thaçi është shprehur se ndihet krenar që ka arritur të mbijetojë si lider i opozitës. Në një intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’, Thaçi thekson se pavarësisht përpjekjeve të partive të shumta për të mposhtur PDSH-në dhe jo partinë në pushtet, subjekti që udhëheq ia del të mbijetojë.

ReL: Z. Thaçi, jani zgjedhur në mënyrë unanime për Kryetar i partisë në Kongresin e fundit të PDSH-së dhe pas dy muajsh të bojkotimit të parlamentit vendosët që të kthehet në Parlament. A keni ndonjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në ose i dëgjuat ndërkombëtarët?

M.TH: Kjo me VMRO-DPMNE-në tash më është bërë një çështje qesharake. I di kuzhinat prej nga vijnë supozime të tilla, ato janë LSDM-ja, nuk ka asnjë lidhje. Së dyti, jo vetëm që i dëgjuam të huajt, por ne kemi vendosur në favor tonë të kthehet në parlament, sepse ne kemi një situatë shumë të vështirë me mediat që janë nën kontrollin e plotë të qeverisë ose të strukturave tjerra kriminale dhe për ti plasuar pozicionet tona në publik e vetmja dritare mbetet parlamenti. Përmes Parlamentit arritëm që të shprehim pikëpamjet tona.

ReL: Por, para zgjedhjeve të fundit keni pasur takime me Mijalkovin dhe pastaj u spekulua se koalicioni është në horizont, por edhe vetë deklaruat se nëse PDSH fiton edhe vetëm një deputet, atëherë ju do të jeni pjesë e qeverisë, por asgjë nuk bëtë?

M.TH: Përsëri të njëjtat kuzhina, nga LSDM-ja, unë mendoj se puna e tyre është e kotë, dhe deri sa të sillen në këtë mënyrë nuk do të kthehen në pushtet edhe 100 vjet. Për të sulmuar opozitën nga opozita ndoshta për ta është e logjikshme, por për mua kjo është situatë e palogjikshme, nuk ka situatë të tillë. Njëqind herë kam përsëritura, jam takuar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, ai kryesoi delegacionin, nëse aty ka qenë prezent Martin Protugjeri apo Sasho Mijalkovi, kjo nuk ka rëndësi për mua. Gjëja e dytë, jam takuar edhe me z.Ahmetin. Unë kam mandat për t’u takuar me të gjithë. Realiteti sot tregon se nuk ka pasur marrëveshje të fshehta, ata janë në marrëveshje vëllazërore me BDI-në dhe z.Ahmeti, Mijalkovi dhe bashkëpunëtorët e tjerë janë të afërt me z.Ahmeti dhe mendoj se tashmë është qesharake të përgjigjemi për këto supozime.

ReL: Si i shihni ju ndodhitë e fundit brenda partiake? Zijadin Sela nuk mori pjesë në kongresin e fundit të partisë, madje e quajti atë si njëfarë ahengu. A është në pamje një parti e re që do të rezultojë nga radhët tuaja, ose ndoshta edhe pozita juaj në parti nuk është aq e qëndrueshme?

M.TH: Tashmë vendosa që të mos mendojnë për gjëra të tilla, e jo më të flas, mendoj se më nuk meriton ndonjë koment sjellja e tillë.

ReL: Sela njofton për kongresit të ri, a mund kjo të dobësojë partinë?

M.TH: Ky është problemi i tij. Partia është shumë e fortë. Nga 227 nëndegë asnjë kryetar i nëndegëve nuk ka pasur dilema për organizimin e zgjedhjeve brenda partiake të PDSH-së. Mendoj se këto janë dëshira të dështuara nga disa njerëz.
ReL: Por a është e drejtë që edhe ju të paraqisni ndonjë përgjegjësi morale për shkak se jeni një kohë të gjatë në krye të partisë, PDSH nuk arriti të sigurojë fitoren në zgjedhjet e fundit, ka zëra se edhe në partinë tuaj ka pakënaqësi?

M.TH: Absolutisht mbaj përgjegjësi politike përpara anëtarësisë së PDSH-së, jo para jush, ose dikujt që i kujtohet kjo. Gjërat janë shumë të përziera, dikush kërkon që të barti përgjegjësi para shqiptarëve ose para qytetarëve të Maqedonisë, kjo përgjegjësi i takon personit i cili është në pushtet, unë si udhëheqës i opozitës mbaj përgjegjësin vetë ndaj anëtarëve dhe mbështetësve të mi. Gjëja e dytë, ka edhe njerëz të tjerë të cilët janë një kohë të gjatë në pozitë të udhëheqësit dhe nuk komentohet. Kjo është me të vërtetë e paimagjinueshme dhe e pakuptueshme për mua, se si të gjithë janë të organizuar për të sulmuar një parti opozitare. Problemet që ne i kemi si qytetarë dhe si shtet duhet t’i zgjedhin ata që janë në pushtet, e jo opozita.

ReL: Në vazhdimësi thoni se gjendja e shqiptarëve është e keqe, por është kundër-argument që shqiptarët vazhdimisht votojnë BDI-në, domethënë nuk është edhe aq keq situata nëse ata vazhdimisht votojnë për partinë që është në pushtet?

M.TH: Shumë saktë, gjë krejtësisht e palogjikshme, jam dakord, se shqiptarët nuk mund të votojnë për buste të tilla, si Car Dushanit, nuk mund të votojnë për diskriminim nga qeveria lidhur me buxhetin, por ne veprojmë sikur në Maqedoni gjithçka të jetë normale, se zgjedhjet janë të drejta dhe të ndershme, se nuk ka parti tjetër në Ballkan dhe në Evropë, që humb si partia time, në një qytet gjithmonë për 12 vjet, me një diferencë prej 18 mijë votash përkundër 200-300 vota. Mendoj se zgjedhjet nuk janë të rregullta. Nuk pajtohem me kualifikime të tilla që dita e zgjedhjeve ishte shumë e rregullt, kurse disa muaj para zgjedhjeve, ose disa vjet, ju e dini më mirë se unë, abuzimin me administratën, korrupsioni, përdorimi i parasë publike ndaj kundërshtarëve politikë. Është e qartë se shumë vetave u shkon përshtati që BDI të fitojë, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga të huajt, por unë përsëri mund të jem krenar që PDSH ndoshta mund të ketë humbur zgjedhjet, por PDSH mbijeton dhe vazhdon. Ne kishim edhe një konkurrencë të brendshme të pakuptueshme midis opozitës shqiptare. Ju e dini se u paraqitën 4-5 parti të vogla, qëllimi i tyre kryesor ishte që ta fitojnë PDSH-në, e jo ta fitojnë dikë që është në pushtet dhe sot jemi në një situatë të tillë që PDSH është e vetmja parti opozitare që ekziston.

ReL: Ju thoni se zgjedhjet nuk janë të rregullta, por ja ju përsëri jeni në parlament. A mundeni këtë ta dëshmoni nëpërmjet institucioneve, me mekanizma ligjorë, ose të ndiqni shembullin e LSDM-së?

M.TH: LSDM-ja ka krejtësisht qëllime të ndryshme. Problemi i tyre është se ata refuzojnë ta kuptojnë se sillen njëjtë si VMRO-DPMNE-ja, nuk kanë platformë ose program tjetër, kurse problemi ynë është krejtësisht tjetër. Ne në aspektin etnik kemi pakënaqësi të gjerë dhe kthimi ynë në Parlament duhet të kuptohet si një parandalesë për qeverinë që të ketë alibi se ka edhe një tjetër problem. Ne veprojmë në mënyrë korrekte, në mënyrë racionale, për të dëshmuar se këtu ka vetëm një problem, ajo është Qeveria, tjetër problem nuk ka.

ReL: Për rizgjedhjen tuaj si Kryetar i PDSH-së urime dërgoi edhe Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me mesazh që të jeni një opozitë konstruktive. Çfarë do të jetë strategjia juaj në të ardhmen?

M.TH: Përshëndetjet e tilla unë i kuptoj si cinizëm. Mendoj se hipokrizia e tillë politike nuk duhet më të kenë vend në jetën tonë politike. Publikisht sillemi sikur të jemi më të mirë, por kundër meje Zoti Ahmeti dhe BDI-ja përdorin lloj-lloj instrumente të palejueshme për luftë politike. Ne vazhdojmë të sillemi në mënyrë racionale, më vjen keq për incidentin që kemi pasur në parlament, tërë incidenti është përgatitur nga BDI-ja për ti banalizuar marrëdhëniet mes nesh dhe BDI-së. Ne nuk kemi probleme personale apo grupore me ta. Ne kemi probleme politike me BDI-në.

ReL: Si janë marrëdhëniet ndër-etnike në Maqedoni dhe a mund të manipulohet me ta për qëllime politike? Në këtë kontekst, si i shihni disa nga tensionet e fundit në bazë ndëretnik që i kishim në vend?

M.TH: Plotësisht pajtohem se partitë që janë në pushtet në mënyrë shumë të çuditshme dhe të palogjikshme i fitojnë zgjedhjet. Mendoj se në mënyrë më perfektë i keqpërdorin marrëdhëniet ndëretnike duke u bë patriotë të mëdhenj, të dyja palët, për të marrë pika politike. Do të vazhdojmë të kemi probleme etnike për deri sa nuk do të jemi të gatshëm ti zgjidhim disa çështje të mëdha. Çdo gjë tjetër edhe nëse do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në, mendoj se është punë e shterp, marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të rëndësishme dhe janë një shtyllë e rëndësishme për të ardhmen e vendit.

ReL: Si e shihni kërkesën që FBI të përfshihet në procesin e “Mostrës” dhe nëse ajo është në lidhje me mosbesimin në institucionet ose të mosbesimit midis dy komuniteteve, për shkak se kurrë më parë në Maqedoni, në asnjë proces, nuk ka pasur përfshirje të FBI-së?

M.TH: Gjë qesharake, kërkesa qesharake, marketing politik. FBI së pari është një organizatë, e cila, sipas Kushtetutës amerikane, punon vetëm brenda. Të tjera janë institucionet të që kanë kompetenca për jashtë. Një kërkesë e tillë është një marrëveshje ndërmjet Gruevskit dhe Ahmetit. Përgjigjja nga Gruevski se nëse gjykata e pranon, ajo do të pranohet, është gjithashtu qesharake. Nuk mund ti jepni një gjyqtari, ose dy, ose tre, që të vendosin për problemet shumë të mëdha dhe nuk është vetëm punë e gjykatës. Puna fillon nga hetimi. Policia, gjykata vendos vetëm nga faktet dhe argumentet. Edhe një atraksion qesharak i z.Ahmeti.

ReL: E akuzoni qeverinë për politika anti-integruese. Pse mendoni se ne largohemi nga BE-ja dhe NATO-ja?

M.TH: Sepse në vitet e fundit nuk vërej asnjë veprim serioz në lidhje me proceset integruese. Problemi që ne e kemi me grekët është problemi kryesor, mendoj se gjëra të tjera janë të parëndësishme. Nëse ne flasim gjatë gjithë kohës që ne nuk jemi të gatshëm për asnjë marrëveshje me grekët, është e qartë se nuk ka vullnet për të zgjidhur këtë problem.
ReL: Ju deklaruat që do ti dëgjoni të huajt dhe për këtë arsye kthehen në parlament. A do të thotë kjo që deri më zgjedhjet e ardhshme do ti shohin deputetët e PDSH-së në Parlament. Ju pyes për shkak se është e njohur, që disa probleme, partia juaj di ti zgjedh duke lënë parlamentin?

M.TH: Në këtë moment mendoj që ne jemi në një situatë shumë delikate si shtet, si shoqëri. Nuk jam i gatshëm të marrë përgjegjësi për situata të turbullta as nga brenda, e as nga jashtë. Sjellja jonë racionale, atë që kam thënë më herët, që tija marrim edhe argumentin e fundit qeverisë, me të cilën do të tregonte se këtu ekziston një faktor tjetër problematik. Koha po kalon, më nuk flitet për vite, por për muaj. Unë mendoj se komuniteti ndërkombëtar, ngadalë, ngadalë, por me siguri do të nxjerrë shkopin dhe atë shkop do ta përdor kundër qeverisë së Republikës së Maqedonisë, jo kundër opozitës, jo kundër qytetarëve. Ne jemi këtu dhe ne jemi duke e pritur momentin tonë.

ReL: Për ju nuk ekziston Marrëveshja Kornizë, ofroni një marrëveshje të re me 12 pikë. Çka mendoni me këtë dhe a ajo çon kjo drejt një federalizmi të shtetit?

M.TH: Janë kualifikime shumë të rënda, me të vërtetë çuditem kur fjalët e mia paraqiten mbrapshtë. Ekziston Marrëveshja e Ohrit, kjo marrëveshje është edhe angazhimi im, kam qenë bashkëbisedues. Shumë qëndrimet të forta që janë dhënë në lidhje me PDSH-në, janë abuzuar nga partitë e tjera, të përsëris për mua ekziston Marrëveshja e Ohrit dhe mendoj që me të gjitha argumentet që kemi, ky dokument mund të përmirësohet, të mbi ndërtohet me një marrëveshje të re. Shpirti i Marrëveshjes së Ohrit është shpirti më i mirë i një marrëveshjeje politike dhe nga ajo nuk duhet të ikim, por ne kemi gjëra që tregojnë se edhe pas 12 viteve nuk i zgjidhim, le të flasim për këto gjëra. Nuk flitet për federalizëm, as për një organizim territorial të shqiptarëve, por për disa pjesë të Marrëveshjes së Ohrit të cilat nuk janë realizuar deri më sot, prandaj mund të kemi një marrëveshje të re.

ReL: Kur thoni se pozita e shqiptarëve është e keqe, çfarë keni ndërmend të bëni për ta përmirësuar atë, në fushën e papunësisë dhe varfërisë?

M.TH: Së pari duhet për të sqaruar gjërat. Dy gjëra nga marrëveshja e re që ne ofrojmë mendoj se janë të rëndësishëm, pastaj të tjerat vetë do të zgjidhen – mënyra e vendosjes, ende në Maqedoni, maqedonasit i majorizojnë shqiptarët në të gjitha institucionet nisur nga Parlamenti e më poshtë dhe gjëja e dytë është shpërndarja e buxhetit, nëse për këto dy gjëra bimë dakord, mendoj për çështjet tjera është shumë më e lehtë për të rënë dakord.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *