Home / Lajme / Rajon / Isa apo Ramushi

Isa apo Ramushi

17 nëntor-
Ai ka deklaruar se aktualisht ky koalicion nuk ka qëndrim unik sa i përket postit të kryeministrit dhe, sipas tij, pas lëshimit të postit të kryeparlamentarit, duhet të ridizajnohet marrëveshja e bllokut.

Më së largu nga mesi i javës do të dihet se çfarë do të ndodhë me koalicionin e madh LDK-AAK-Nisma dhe VV.

Kështu ka thënë të dielën zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili në shumicën e takimeve ka qenë afër Isa Mustafës me liderët e bllokut.

Ai ka deklaruar se aktualisht ky koalicion nuk ka qëndrim unik sa i përket postit të kryeministrit dhe, sipas tij, pas lëshimit të postit të kryeparlamentarit, duhet të ridizajnohet marrëveshja e bllokut.

“LDK-ja beson se ne duhet ta udhëheqim qeverinë e ardhshme”, është shprehur Gecaj.

Por anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se kërkesa e LDK-së për ta marrë postin e kryeministrit është e papranueshme.

Sipas tij, LDK-ja është duke gabuar. /epoka e re/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *