Home / Lajme / Rajon / Isa Mustafa në telashe

Isa Mustafa në telashe

2 nëntor-
Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje, kryeministër është nominuar Ramush Haradinaj e jo Isa Mustafa. Ky i fundit, të enjten në mëngjes ka kërkuar nga partnerët e koalicionit të reflektojnë duke aluduar në ridizajinimin e marrëveshjes së Bllokut. Por vetëm pak orë me vonë, diskursi i tij ka ndryshuar, duke thënë së marrëveshja e Bllokut është e qëndrueshme.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kohët e fundit është futur në mes të dy zjarreve. Në njërën anë, po përballet me presionin e anëtarësisë së LDK-së, e cila po kërkon ri-definimin e marrëveshjes së Bllokut LVAN, në mënyrë që pozita e kryeministrit t’i takojë LDK-së, dhe në anën tjetër, po përballet me presionin e partisë së Ramush Haradinaj, AAK-së, e cila po kërkon respektimin e marrëveshjes së 10 qershorit.

Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje, kryeministër është nominuar Ramush Haradinaj e jo Isa Mustafa. Ky i fundit, të enjten në mëngjes ka kërkuar nga partnerët e koalicionit të reflektojnë duke aluduar në ridizajinimin e marrëveshjes së Bllokut. Por vetëm pak orë me vonë, diskursi i tij ka ndryshuar, duke thënë së marrëveshja e Bllokut është e qëndrueshme.

E ky ndryshim i qëndrimeve brenda ditës të liderit të LDK-së, vlerësohet të këtë ardhur pas një deklarate për media të AAK-së, e cila kishte kërkuar nga partnerët e Bllokut t’i qëndrojnë besnik marrëveshjes së arritur për krijimin e institucioneve të reja. /tribuna/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *