Home / Lajme / Rajon / Jacobson: Mos e dhini punën!

Jacobson: Mos e dhini punën!

6 nëntor-
“Është një mesazh që unë ua kam dhënë të gjithë liderëve, dhe madje mund ta them edhe në shqip: ‘Mos e dhini punën!” , është shprehur ambasadorja Jacobson gjatë debatit të organizuar nga Lëvizja FOL.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson i ka lëshuar një mesazh të fortë liderëve kosovar lidhur me ngërçin e krijuar politik.

“Është një mesazh që unë ua kam dhënë të gjithë liderëve, dhe madje mund ta them edhe në shqip: ‘Mos e dhini punën!” , është shprehur ambasadorja Jacobson gjatë debatit të organizuar nga Lëvizja FOL.

Ajo u ka bërë thirrje liderëve që t’i përgjigjen ftesës së presidentes Jahjaga, për një takim të përbashkët me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme, kurse për opsionin e zgjedhjeve të tjera u shpreh se do të ishin të panevojshme.
Liderët e korruptuar

Ajo ka folur edhe për akuzat reciproke për korrupsion, duke theksuar se askush nga liderët këtu s’është imun ndaj kësaj dukurie. Në këtë kontekst raportohet se ajo ka përmendur edhe Fatmir Limajn e Isa Mustafën.

“Çështja e korrupsionit nuk mund t`i atribuohet vetëm një partie. Për shembull kemi Fatmir Limajn nga Nisma që me sa e di ka dy akuza për korrupsion, pastaj Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur diku rreth 70 akuza për korrupsion kundër LDK-së në pushtetin lokal – Prishtinë… Do të thotë se Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar”, ka thënë Jacobson.
SHBA jo zgjedhjeve të reja

Jacobson ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke thënë se ato nuk janë zgjidhje pasi nuk do të sillnin ndryshime të mëdha në skenën politike.

“Nuk i shoh zgjedhjet si zgjidhje të duhur, nuk mendoj se do ta ndryshonin situatën. Është dimër, ftohtë, në anën tjetër njerëzit janë lodhur nga kjo gjendje, gjë që do të bënte që pjesëmarrja në zgjedhje të ishte shumë e vogël. Besoj që shpallja e zgjedhjeve të reja do të sillte një rezultat të ngushtë i cili do të na çonte në zgjatje të mëtejshme të proceseve dhe do ta gjenit veten në pranverë duke u munduar ta bënit bashkë një qeveri”, ka shtuar ajo.

Sidoqoftë, ajo ka bërë thirrje të ndërtohen sa më shpejt institucionet për të ecur pastaj me përmbushjen e obligimeve që ka marrë Kosova nga bashkësia ndërkombëtare.
“Formimi sa më i shpejtë i institucioneve është shumë i rëndësishëm sepse ka shumë procese që duhet të përfundohen: Gjykata speciale, FAK-u”, ka shtuar ajo.

Uashingtoni po shpreh shqetësim

Sipas saj, ekziston rreziku që bashkësia ndërkombëtare po e humb interesin për Kosovë, duke e parë se liderët nuk janë të interesuar të ndërtojnë institucione të reja.

“Disa herë më kanë pyetur nga Washingtoni se çfarë po ndodh atje, pse po zgjatë kjo kaq shumë… Por tani askush më nuk po më pyet për Kosovën, njerëzit po humbin interesin dhe kjo është më e keqja për një demokraci të re si kjo e Kosovës.”

Jacobson ka komentuar edhe marrëveshjet politike të Bllokut për ndarjen e pozitave, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, mirëpo, sipas Kushtetues kjo pozitë i takon PDK-së.

“Në njërën anë ekziston një marrëveshje që e bënë Isa Mustafën kryeparlamentar, Ramush Haradinajn kryeministër… Ndërsa në anën tjetër e drejta për kryeparlamentarin i takon PDK-së”, ka thënë ambasadorja amerikane.

Ambasadorja e ShBA-ve, Tracy ann Jacobson, ndër tjerash ka treguar se kur Kosova mund të shkojë në zgjedhje.

“Natyrisht që të ketë zgjedhje të reja duhet të ketë konstituim të kuvendit. Nëse dy mandatar nuk funksionojnë atëherë shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet gjithmonë mund të jenë zgjidhja e fundit. Ajo që mund të mbahen mund të bëhet në dimër, dhe mund të ketë një përfshirje të vogël të daljeve në zgjedhje. Po kështu do të kemi një rezultat të njëjtë, PDK, LDK, VV, kurse Nisma ndoshta mundet edhe mos të kaloj pragun”, ka thënë ajo, duke kundërshtuar thirrjet për protesta

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *