Home / Lajme / Maqedoni / Jakovleska: Punojmë në zbardhjen e sulmit ndaj qeverisë dhe komunikatën e UÇK-së

Jakovleska: Punojmë në zbardhjen e sulmit ndaj qeverisë dhe komunikatën e UÇK-së

Shkup, 08 nëntor – MPB akoma nuk ka zbuluar kryerësit e sulmit me predha ndaj ndërtesës së Qeverisë edhe përkundër komunikatës së lëshuar nga UÇK-ja e cila merr përgjegjësinë për këtë sulm.

Në Ministrinë e Brendshme thonë se po punohet në përcaktimin e adresës elektronike si dhe në zbardhjen e rastit në tërësi.

“Siç informuam edhe dje MPB ka marr masa për gjetjen e kryerësve të cilët kanë kryer sulmin ndaj Qeverisë. Po marrim masa për përcaktimin e identitetit të kryerësve dhe të gjithë njohurive që i kemi në lidhje me ngjarjen, punojmë edhe në atë drejtim, pra përcaktimin e adresës”, deklaroi Marija Jakovleska, zëdhënëse e MPB

Ministria e brendshme gjithashtu nuk jep të dhëna nëse në territorin e vendit ekzistojnë formacione paraushtarake. Ata thonë se po ndjekin situatën në teren pa dhënë detaje tjera.

“MPB po e ndjek situatën në teren dhe për momentin nuk mund të ju informojmë për informacione të tilla megjithatë po e ndjekim situatën në Maqedoni”, tha Marija Jakovleska, zëdhënëse e MPB.

Edhe zv/ministri i brendshëm Zemri Qamili dy ditë më parë tha për Alsat M se informatat lidhur me uniformat e zeza nuk kanë të bëjnë me realitetin. Madje incidenti në Malësinë e Tetovës sipas tij nuk ka lidhje me uniforma të zeza, dhe se mediat kanë shtrembëruar deklaratat e tij rreth këtij incidenti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *