Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: As Qamili e as Asani nuk e njohin ligjin!

Jankullovska: As Qamili e as Asani nuk e njohin ligjin!

11 nëntor-“Ai që ka thënë se MPB kanë ardhur me vetë-dëshirë, padyshim se nuk i njeh rregullat dhe unë vërtet nuk dua të vijë në situatë që të interpretojë deklarata të njerëzve që nuk kanë ndjerë nevojë që të njihen me rregullativën ligjore”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme

Aksionet e fundit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Inspektoratit të Tregut dhe Ministrisë së Brendshme rezultuan të frytshme. Ndërsa grindja e funksionarëve shqiptarë vjen për arsye se asnjëri prej tyre nuk i njeh rregullativat ligjore. Ky është qëndrimi i parë i ministres së brendshme Gordana Jankullovska, pas valës 1 javore të krehjes së bizneseve në rajonet shqiptare.

“Ai që ka thënë se MPB kanë ardhur me vetë-dëshirë, padyshim se nuk i njeh rregullat dhe unë vërtet nuk dua të vijë në situatë që të interpretojë deklarata të njerëzve që nuk kanë ndjerë nevojë që të njihen me rregullativën ligjore”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Pak ditë më parë, Zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhurat Publike Argëtim Hasani me zv/ministrin e brendshëm Zemri Qamili u përplasën në qëndrime, lidhur me autorizuesin e operacioneve dhe asistencën e forcave policore.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e të Hyrave publike ndërmerr aksione në vazhdimësi dhe ne do të vazhdojmë më kërkesë të Drejtorisë për të Ardhura Publike, ato kërkojnë asistencë nga MPB-ja dhe ne ju japim asistencë”, deklaroi Zemri Qamili, zv/ministër i Brendshëm.

“Unë duhet ta demantoj zv/ministrin, sepse komplet aksioni bëhet me kërkesë të MPB-së. Ndoshta zëvendësi nuk e ka pasur atë informacion. Nuk ka pasur nevojë, mund ta them me shumë sinqeritet, inspektorët tanë i thirr MPB-ja, duhet të jeni kaq inspektorë, në këtë vend, i marrin dhe i çojnë, dhe i udhëzojnë në cilat vendbanime duhet të bëjnë kontroll. Askush nuk është kundër kontrolleve, njerëzit duhet të hyjnë në sistem, duhet patjetër të respektohen rregullat, por spektakle të tilla që i bën policia dhe që dëshiron të gjuan topin te Drejtoria, nuk është korrekt”, u shpreh Argëtim Hasani, Zv/drejtor i DAP-it.

Kjo përplasje mes dy funksionarëve të BDI-së në pushtet u nxit gjithashtu nga mos komunikimi i të dhënave nga vetë ministria e brendshme. Jankullovska, e cila doli vetëm sot në konferencën raportuese për mediat, tha megjithatë, se operacioni dha fryte, dhe kontrolli i tillë ndaj bizneseve duhet të vazhdojë në mënyrë konstante edhe në të ardhmen.

“Janë detektuar një numër i madh shkeljesh ligjore, janë sanksionuar autorët, janë ngritur kërkesa për ngritje padish kundërvajtjeje, ndërsa shumë nga objektet ku janë konstatuar shkelje më serioze të ligjit, janë mbyllur dhe në përputhje me ligjin iu është shqiptuar masa ‘ndalim të ushtrimit të veprimtarisë’. Suksesi i këtyre aksioneve vetëm konfirmon arsyeshmërinë e këtyre aksioneve dhe na jep të drejt që ne të rrisim intensitetin e këtyre aksioneve dhe ato të vazhdojnë edhe në të ardhmen, të paktën me intensitet të njëjtë, por nëse e kërkon nevoja edhe në intensitet më të madh”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike, të ndihmuar nga një numër i madh forcash policore mbrëmë patën ndalesën e radhës në Komunën e Studeniçanit. Aksioni në fjalë kishte për qëllim ndëshkimin e të gjithë atyre pronarë lokalesh që nuk kanë arka fiskale dhe nuk respektojnë ndalesën e pirjes së duhanit.alsat

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *