Home / Lajme / Maqedoni / Kanali me ujra të zeza shqetëson banorët e Reçicës (VIDEO)

Kanali me ujra të zeza shqetëson banorët e Reçicës (VIDEO)

Tetovë, 19 nëntor – Banorët e Reçicës së vogël jan të shqetësuar me ujrat e zeza pasi ky kanal kundërmon erë të rëndë dhe është një moçal i vërtetë dhe paraqet rrezik permanent nga përhapjet e epidemive të ndryshme.

Mosrregullimi i kanalizimit fekal në paralagjen tetovare Reçicë e vogël ka shqetësuar banorët e kësaj ane të cilët kërkojnë që autoritetet e komunës të marrin më seriozisht këtë çështje.
Ujrat e kanalizimit fekale derdhen pikërisht në një kanal të vogël përgjatë rrugës regjionale Tetovë-Pirok ndërsa ky problem daton që moti, transmeton Televizioni Koha.

Problem me këtë kanal ku dalin ujrat e zeza është gjatë periudhës së verës kur edhe nga ky kanal kundërmon erë të rëndë ndërsa i njëjti është një moçal i vërtetë dhe paraqet rrezik permanent nga përhapjet e epidemive të ndryshme. Autoritetet e komunës së Tetovës edhe në të kaluarën por edhe tani kanë premtuar se problemi do të zgjidhet por deri më tash nuk rregullohet. Nga ana e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, theksojnë se pastrimi i kanalizimit është në ingerencë të tyre dhe të njëjtin e kanë pastruar por duhet një qasje më serioze që problemi të zgjidhet, njofton Televizioni Koha.

Përgjegjësi për kanalizim nga NPK-ja Agim Kasami, ka theksuar se në atë vend me kërkesë të banorëve është bërë pastrimi dhe janë larguar dy kamion me mbeturina por kjo nuk është zgjidhje.

”Ai kanal është përdorur për ujitje kurse më pas edhe banorët lëshojnë ujra në atë kanal. I Njejti në shumë vende ëshstë mbyllur dhe është i papërdorshëm, ndërsa edhe nëse mbyllet sërish nuk zgjidhet problemi sepse duhet që tërë ai kanal të hapet dhe të venmdsoen gypa dhe më pas të rregullohet”, ka thënë Kasami, transmeton Televizioni Koha.

Banorët poashtu kanë kërkuar edhe rregullimin e një trotuari përgjatë kësaj rruge e cila është shumë e frekuentuar, ndërsa nxënësit rrezikohen sepse duhet të kalojnë në këtë rrugë e cila është shumë e frekuentuar, pasi që lidh fshatrat e komunës së Tetovës dhe të Bogovinës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *