Home / Lajme / Botë / Kerry: Shqipëria, partner i besueshëm në NATO

Kerry: Shqipëria, partner i besueshëm në NATO

27 nëntor-Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se zoti Kerry në urimin e tij shprehet se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë që aktivisht t’i mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për plotësimin e kërkesave për në Bashkimin Evropian”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka uruar Shqipërisë 28 nëntorin dhe përvjetorin e 102-të të pavarësisë.

“Në emër të presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, uroj popullin e Shqipërisë derisa ju e festoni 102 vjetorin e pavarësisë më 28 nëntor”, thuhet në fillim të urimit.

“Shqipëria është aleat i fuqishëm dhe i besueshëm i NATO-s dhe forcë për stabilitet në Ballkanin perëndimor”, ka deklaruar Kerry.

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se zoti Kerry në urimin e tij shprehet se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë që aktivisht t’i mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për plotësimin e kërkesave për në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *