Home / Lajme / Rajon / “Klubi i masakrës”, biznes i babait të këngëtares Zajmina Vasjari

“Klubi i masakrës”, biznes i babait të këngëtares Zajmina Vasjari

5 nëntor-
Në këtë lokal nate të fshehur për nga vendi ku ndodhet, në një bodrum, si karrem për të tërhequr klientët janë disa kërcimtare. Mes këtyre ka dhe vajza të mitura të moshës 16 vjeç që shoqërojnë në kërcim klientët, apo duke pirë alkool bashkë me ta, për të rritur kështu dhe fitimet e lokalit

Një masakër e vërtetë ndodhi mëngjesin e së martës në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet. 4 persona u vranë në orën 04:21 të mëngjesit në lokalin “Ante Grand”, i ndodhur në Rrugën e Elbasanit, i njohur ndryshe si “Xhelua”.

Po kush është “Xhelua”? Lokali i natës në Rrugën e Elbasanit punohet nga Xhelo Vasjari, babi i këngëtares së njohur Zajmina Vasjari. Xhelo Vasjari i bie klarinetës për klientët e tij, që zakonisht nuk janë klientë të zgjedhur. Tek “Ante Grand” shumica e klientëve janë studentë apo dhe nga zona e periferike të kryeqytetit (zakonisht nga zona e Saukut).

Në këtë lokal nate të fshehur për nga vendi ku ndodhet, në një bodrum, si karrem për të tërhequr klientët janë disa kërcimtare. Mes këtyre ka dhe vajza të mitura të moshës 16 vjeç që shoqërojnë në kërcim klientët, apo duke pirë alkool bashkë me ta, për të rritur kështu dhe fitimet e lokalit.

Zakonisht policia bën kontrolle të në këtë lokal nate por shumica e atyre që ndodhen brenda dhe që janë në rrezik i shpëtojnë kontrollit pasi rroja e “Ante Grand” është një ish-oficer policie në Komisariatin numër 1 dhe sigurisht lidhjet e vjetra nuk janë prishur.

Shtetasi italian, Giampaulo Azzola, ishte një klient i rregullt i “Ante Grand” ku shpesh e frekuentonte këtë vend për të konsumuar ndonjë gotë alkool si dhe për të kërcyer nën tingujt e muzikës popullore dhe tallave.

Xhuvani: Më lini të iki, më fiket jeta

“Ju jap çfarë të doni, vetëm më lini të shkoj, sepse më fiket jeta”. Kjo ka qenë fjalia e parë që Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani u ka thënë efektivëve të policisë në momentin që ata i vendosën prangat ndër duar.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, 25-vjeçari ka qenë duke vrapuar nëpër rrugicat e lagjes ku ka ndodhur edhe krimi i rëndë dhe në dorë mbante armën e krimit. Fillimisht Kostandin Xhuvani ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke mos dashur që të arrestohet, por në momentin që e ka parë se nuk kishte ku të shkonte, ai ka menduar se gjëja e fundit që mund të bënte ishte që t’u lutej efektivëve të policisë që ta linin atë të lirë, madje duke iu ofruar atyre gjithçka që ata do dëshironin.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë momentit të arrestimit i riu ka qenë nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Xhuvani është arrestuar vetëm 70 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja dhe vetëm pak minuta para se ai të vihej në pranga, uniformat blu të komisariatit numër 1 kanë vënë në pranga edhe dy autorët e tjerë të dyshuar të krimit të katërfishtë.

Përveç tyre, policia ka shoqëruar ditën e djeshme më shumë se 20 persona, të cilët mendohet se kanë pasur dijeni për dinamikën e ngjarjes ku u vranë katër persona. Mësohet nga burime policore se mes të shoqëruarve ka qenë edhe bashkëshorti i këngëtares vlonjate, Maya A.j. Ai ka dhënë dëshminë e tij në polici, pasi mësohet se ka qenë në të njëjtën tavolinë me italianin e vrarë mëngjesin e djeshëm në lokalin e natës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *