Home / Lajme / Maqedoni / Komandant Panteri konfirmon patrullimin e GRI-së, Qamili mohon

Komandant Panteri konfirmon patrullimin e GRI-së, Qamili mohon

6 nëntor-“Jo vetëm në malësinë e Sharrit apo Hasanbeg, nuk ishte në Hasanbeg por ishte te udhëkryqi i Haraçinës ku janë patrullat tona. Ata janë në gjithë territorin e Iliridës, me përjashtim të Manastirit dhe Prilepit. Por, të themi kështu, pjesëtarët e Gardës për momentin janë të armatosur shumë lehtë, dhe janë në cilësinë e vëzhguesve”, deklaroi Hamdi Ndrecaj-Panteri.

Hamdi Ndrecaj nga Ferizaji, i ashtuquajtur komandant Panteri, thotë se zërat për paraqitjen në terren të uniformave të zeza nën emrin Garda e Iliridës (GRI) janë të sakta. Panteri, i cili prezantohet si pjesë e Gardës, thotë se 250 anëtarë të saj patrullojnë si vëzhgues në disa qytete të Maqedonisë. Sipas tij deri tani nuk janë regjistruar incidente, por anëtarët e Gardës tashmë kanë kontaktuar me banorë lokal në malësinë e Sharrit dhe në Shkup.

“Jo vetëm në malësinë e Sharrit apo Hasanbeg, nuk ishte në Hasanbeg por ishte te udhëkryqi i Haraçinës ku janë patrullat tona. Ata janë në gjithë territorin e Iliridës, me përjashtim të Manastirit dhe Prilepit. Por, të themi kështu, pjesëtarët e Gardës për momentin janë të armatosur shumë lehtë, dhe janë në cilësinë e vëzhguesve”, deklaroi Hamdi Ndrecaj-Panteri.

Megjithatë zv/ministri i brendshëm Zimri Qamili thotë se informatat e tilla nuk kanë të bëjnë me realitetin. Incidenti në Malësinë e Tetovës sipas tij nuk ka lidhje me uniforma të zeza, dhe se mediat kanë shtrembëruar deklaratat e tij rreth këtij incidenti.

“Kam qenë i pyetur për një rast i cili ka ndodhur më 02.11.2014 në Tetovë, ne si MPB e kemi të evidentuar si rast. Rasti ka qenë thjeshtë një kanosje ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit të Tetovës, nga dy persona ende të paidentifikuar nga MPB-ja. Ne si MPB punojnë për zbardhjen e rastit por nuk ka pasur të bëjë me uniforma të zeza ose ku ta di çfarë uniformash. Tash për tash nuk kemi ndonjë të dhënë se ajo që është paraqitur në rrjetet sociale se patrullojnë në terren, ne si MPB nuk kemi ashtu të dhëna”, deklaroi Zemri Qamili, zv/ministër i brendshëm.

Pavarësisht zërave për formacione të tilla në uniforma, institucionet sigurojnë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Deri tani nuk ka as paralajmërime për thirrjen e Këshillit të Sigurisë, ose për masa të tjera të veçanta nga autoritetet. Ndryshe Republika e Iliridës është shpallur nga Nevzat Halili dhe disa personalitet tjera shqiptare më 18 shtator. Edhe Halili ditë më parë përgënjeshtroi lajmin mbi patrullimin e personave të armatosur duke thënë se formacioni i tillë nuk ka asgjë të përbashkët me Republikën e Ilirdës, siç thekson ai.alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *