Home / Lajme / Maqedoni / ‘Komandant Talibani’ bie në duart e policisë maqedonase

‘Komandant Talibani’ bie në duart e policisë maqedonase

7 nëntor-Ndryshe, më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor “Stuhia malore” mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë dënimin me gjithsej 109 vjet burg.

Është i dyshuar dhe i dënuar për vepra që kanë të bëjnë me terrorizëm lidhur me aksionin “Stuhia Malore” në Brodec të Tetovës…

Me një siguri të lartë të forcave policore në Maqedoni, është ekstraduar Metin Islami i njohur si “Komandant Talibani”.

Nga policia vërtetojnë se Islami është marë nga Kosova, por nuk zbulojnë detaje më të hollësishme, raporton Almakos.

Islami është i dyshuar dhe i dënuar për vepra që kanë të bëjnë me terrorizëm lidhur me aksionin “Stuhia Malore” në Brodec të Tetovës, kurse prej atëherë së bashku me tre persona të tjerë deri më tani ishte në ikje.

Nga policia thonë se për më tepër informata, lidhur me këtë ekstradim do të dalin ditën e nesërme.

Ndryshe, më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor “Stuhia malore” mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë dënimin me gjithsej 109 vjet burg./Almakos

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *