Home / Lajme / Rajon / Komandanti i shqiptarëve në ISIS kërkon kokën e atyre që ndihmuan kthimin e Erion Zenës

Komandanti i shqiptarëve në ISIS kërkon kokën e atyre që ndihmuan kthimin e Erion Zenës

03 nëntor – Ridvan Haqifi, imam kosovar që pretendon se është komandanti i shqiptarëve në ISIS, ka dhënë urdhër që të vriten ata që ndihmuan në ri-kthimin e fëmijës së kidnapuar nga babai i tij, Erion Zena, të nëna e tij.

Ai kërkon në veçanti kokën e xhihadistit Fitim Lladrovci, të cilin e ka shpallë ish-mysliman, një thirrje për ta vrarë çdo myslimanë që e takon atë.

Këtë urdhër Ridvan Haqifi, i njohur si “Ridvan El-Albani”, e ka shpërndarë tek xhihadistët e përfshirë në konfliktin sektarë në Siri e Irak, por edhe tek pasuesit tyre jashtë trevat të konfliktit, përfshirë edhe ata në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Urdhri, i shpërndarë përmes grupeve të mbyllura në rrjetet sociale, që është praktika e re e komunikimit të xhihadistëve, është i qartë: të vritet si i dalë nga feja, “Murted”, gjithsecili që ndihmoi në këtë aksion, detajet e të cilit i ka sjell ditë më parë Express në një analizë.

“Murtedi” (ish-myslimani), sipas mësimeve islame lejohet që të vriten dhe për këtë përdoren si fakt të gjitha burime e së drejtës islame. Komandanti i shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi (që zëvendësoi në komandë terroristin Lavdrim Muhaxherin), siç ka raportuar Express, është një imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe një nxënës speciale (talebe) i imamit tjetër të BIK-ut, Zekirja Qazimi i arrestuar për rekrutim të xhihadistëve.

Ky imam ka dhënë edhe një emër konkret se kush duhet të vritet.

“Ridvan El-Albani” kërkon kokën e xhihadistit nga Drenica, Fitim Lladrovici, për të cilin beson që ka qen i përfshirë drejtpërdrejtë në operacionin sekret me ane të të cilit u soll te nëna e tij fëmija Erion Zena.
Burime të Express brenda inteligjencës kosovare që ka qenë e përfshirë në këtë aksion kanë bërë me dije se ky xhihadistë nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksion, pasi që ai nuk ka operuar në zonën nga ku është nxjerrë Erioni.

Fitim Lladrovci nga fshati Gllanasells i Drenasit në dhjetor të vitit 2013, së bashku me Nexhdet Berishën kishte udhëtuar për në Turqi e pastaj nga aty kishte kaluar në Siri.

Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj.

Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.

Që prej lirimit të tij, ai kishte vazhduar propagandën e tij, e cila bënte thirrje për përkrahje dhe bashkëngjitje në luftën e Sirisë përmes faqes zyrtare të “Facebook”-ut.

Në muajin maj të vitit 2014 Lladrovci kishte kaluar pikën kufitare Kulla për në Mal të Zi dhe prej atje kishte fluturuar në Stamboll dhe më pastaj sërish në xhihad në Siri.

Më vonë, ai ishte paraqitur vullnetarisht për të kryer “amelije”- sulm kamikaz, por nuk arriti që ta bënte këtë, ani pse i kishte përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në Facebook publikisht kur u nis për mision. /Express/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *