Home / Sport / Konfirmohet: Cana nuk ka pësuar aksident

Konfirmohet: Cana nuk ka pësuar aksident

01 Nentor – “Përshëndetje! Shumë media shqiptare jo profesionale kanë përhapur dezinformata, Lorik Cana nuk ka pësuar asnjë aksident”, thuhet në profilin e tij zyrtar.

Pas raportimeve se ylli i Kombëtares Shqiptare ka pësuar një aksident dhe është në gjendje kritike, është vetë Loriku që i ka mohuar të gjitha.

E plotësuar: Lorik Cana ka siguruar të gjithë se është shëndosh e mirë dhe i ka hedhur poshtë raportimet e medieve italiane në profilin e tij në Facebook: “Përshëndetje! Shumë media shqiptare jo profesionale kanë përhapur dezinformata, Lorik Cana nuk ka pësuar asnjë aksident”, thuhet në profilin e tij zyrtar.

Sipas raportimeve të fundit, po flitet se kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, është aksidentuar sot në mëngjes në Itali.Cana, që në Itali luan për skuadrën e Lazios, thuhet se sot është aksidentuar me veturën e tij duke shkuar për në stërvitje.

Ende nuk ka detaje se si ka ndodhur aksidenti nga mediat italiane, mirëpo po flitet se ai tashmë është në gjendje kritike në spital. Mësohet se Cana ishte i vetëm në makinë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *