Home / Lajme / Rajon / Kosovë:Qeveri e përkohshme për shtyrjen e zgjedhjeve

Kosovë:Qeveri e përkohshme për shtyrjen e zgjedhjeve

4 nëntor-
Madje, edhe nëse do të ndodhte një takim i përbashkët i PDK-së dhe bllokut nën lehtësimin e presidentes Jahjaga, skenarët që i kanë në opsione të dyja palët lënë të nënkuptohet se zgjidhja do të mund të arrihej vetëm pas shumë e shume takimesh, e mbase edhe ndërhyrjesh nga jashtë.

Partitë politike në Prishtinë po ecin drejt shterjes së opsioneve dhe mundësive për tejkalimin e krizës politike në vend.

Mungesa e një konsensusi politik për ridizajnim të marrëveshjes brenda bllokut VLAN, sidomos në raportet mes LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit dhe mungesa e gatishmërisë politike te PDK-ja që të tërhiqet në opozitë për shkak të humbjes së shumicës në Kuvend, po e çon vendin kah opsionet rezerve apo edhe zgjedhjet.
Deri të mërkurën, partitë politike, megjithatë pritet që t’i dërgojnë ndonjë “mesazh” politik presidentes Atifete Jahjaga se do të reflektojnë në kuptimin pozitiv të arritjes së një zgjidhje politike. Por, gjasat duket të jenë fare të vogla.

Madje, edhe nëse do të ndodhte një takim i përbashkët i PDK-së dhe bllokut nën lehtësimin e presidentes Jahjaga, skenarët që i kanë në opsione të dyja palët lënë të nënkuptohet se zgjidhja do të mund të arrihej vetëm pas shumë e shume takimesh, e mbase edhe ndërhyrjesh nga jashtë. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *