Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë (VIDEO)

Kronika e zezë (VIDEO)

Tetovë, 19 nëntor – Nga sektori për punë të brendëshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kan privuar nga liria 21 vjeçarin.

Polic të SPB Tetovë dje rreth orës 16:00 në rrugën 108 në Tetovë kanë privuar nga liria 21 vjecarin B.B nga Tetova i cili është dënuar me 1 vitë burg për vepër penale kultivim i paligjshëm dhe shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Pas arrestimit i njëjti është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit, transmeton Televizioni Koha.

– 25 vjeçares i vidhet portofoli duke kryer pagesa në bankë

25 vjecarja nga Gostivari S.B dje ka denoncuar se rreth orës 13 deri sa ka qenë në një banke në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar përderi sa ka qenë duke kryer disa pagesa për një kohë të shkurtër ka lënë portofolin në tavolinë, por kur është kthyer ta marr ka vërejtur se portofoli është marrë nga persona të panjohur. Sipas tregimit të saj në portofol ka pasur 185 mijë e 500 denarë. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plote të rastit si dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *