Home / Lajme / Rajon / Kryeministri shqiptar sot në Serbi, 68 vite pas Enver Hoxhës

Kryeministri shqiptar sot në Serbi, 68 vite pas Enver Hoxhës

10, nëntor – Kryeministri Edi Rama sot do të qëndrojë për vizitë në Beograd, që vlerësohet si një ngjarje historike në marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Vizita e fundit zyrtare e shefit të shtetit shqiptar në Beograd është shënuar në vitin 1946, kur Enver Hoxha u takua me Josip Broz Titon.

Vizita e kryeministri Rama po zhvillohet nën masa të forta sigurie por edhe tensione diplomatike ndërshtetërore pas ngjarjeve dhe dhunës në stadiumin e Beogradit në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Vizita e Ramës nis me pritjen e organizuar në orën 11 para Pallatit Serbia dhe më pas takimi kokë më kokë me homologun serb Aleksandar Vuçiç. Në kuadër të vizitës do të mbahet edhe një mbledhje plenare midis delegacioneve të të dyja vendeve. Vuçiç dhe Rama pas mesdite do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët me gazetarët.

Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka.

Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.

Politika serbe ka tentuar ta zbehë vizitën e zotit Rama. Një ditë më parë Vuçiç deklaroi se nuk ishte marrë shumë me vizitën. Megjithatë, janë marrë masa të rrepta sigurie dhe pjesa e njohur si Beogradi i Ri do të jetë e kontrolluar që nga aeroporti e deri tek hoteli ku do të jetë pjesa e parë e vizitës. Më pas delegacioni do të zhvendoset në vendin ku do të zhvillohen të gjitha takimet.

Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës.

Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *