Home / Lajme / Maqedoni / Kryeparlamentari turk për vizitë në Maqedoni

Kryeparlamentari turk për vizitë në Maqedoni

24 nëntor-Në Parlamentin e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të madh turk do të bisedojë edhe me kryetarin dhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin turk. Çiçek do të shkruajë në librin e përshtypjeve, ndërsa do të vendosë lule në Përmendoren e heronjve të rënë për Maqedoninë

Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot qëndron kryetari i Kuvendit të madh turk, Xhemil Çiçek.
Nikoqir i tij është kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, me të cilin Çiçek do të realizojë takim tet-a-tet. Në Parlamentin e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të madh turk do të bisedojë edhe me kryetarin dhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin turk. Çiçek do të shkruajë në librin e përshtypjeve, ndërsa do të vendosë lule në Përmendoren e heronjve të rënë për Maqedoninë.

Në kuadër të vizitës Çiçek do të pritet edhe nga presidenti, Gjorge Ivanov.

Pasdite Çiçek bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit do ta vizitojë Qendrën kulturore turke, Junus Emre, ndërsa do të realizojë edhe një sërë takimesh të tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *