Home / Lajme / Maqedoni / Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s për vizitë në ARM

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s për vizitë në ARM

6 nëntor-Gjatë vizitës, kryesuesi i KU të NATO-s do të mbajë ligjëratë para kadetëve të Akademisë ushtarake “Mihailo Apostollski” në Shkup, ndërsa do të vendosë edhe kurorë me lule të freskëta para përmendores “Heronjtë e rënë për Maqedoninë”.

Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë prej sot do të qëndrojë kryesuesi i Komitetit ushtarak (KU) i NATO-s, gjenerali Knud Bartels, i cili do të pritet me nderime të larta ushtarake, nga ana e nikoqirit shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski.
Gjatë qëndrimit në MM dhe SHM të ARM, gjenerali Bartels do të realizojë takim me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski, ndërsa është paralajmëruar se nesër do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
Gjatë vizitës, kryesuesi i KU të NATO-s do të mbajë ligjëratë para kadetëve të Akademisë ushtarake “Mihailo Apostollski” në Shkup, ndërsa do të vendosë edhe kurorë me lule të freskëta para përmendores “Heronjtë e rënë për Maqedoninë”.
Krahas avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm me NATO-n, në takimin me delegacionin nga NATO, njofton MM, do të bisedohet për realizimin e planit aksional për anëtarësim në NATO, implementimin e qëllimeve partnere, si dhe për pjesëmarrjen e ARM-së në misionet e kryesuara nga NATO.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *