Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Bejta takoi ministrin e Bujqësisë, Cvetkov

Kryetari Bejta takoi ministrin e Bujqësisë, Cvetkov

13 nëntor-Në bashkëpunim me ekonominë e ujërave, unë si kryetar i komunës mora përsipër që projektet që duhet të bëhen për ti ndihmuar ekonomisë së ujërave, do bëhet sanimi dhe pastrimi i kanaleve në të dyja pjesët, sidomos pjesën Zdunjë – Vrapçishtë dhe ndërtimin e pendës për ujitje të sipërfaqes bujqësore në pjesën e fshatit Çegran. Ramë dakord që ministri Cvetkov të na ndihmoje në interes të zhvillimit të kulturës bujqësore dhe në interes të bujqve që Gostivarit”, theksoi kryetari Bejta.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta e priti në takim një delegacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të udhëhequr nga ministri, Mihail Cvetkov, Sekretari Shtetëror, Besir Jashari Drejtori i drejtorisë për Ekonomizim me Ujërat, Kadir Sali, ndërsa në takim mori pjesë edhe ministri i drejtësisë, Adnan Jashari.

Problemet me të cilat ballafaqohen bujqit e rajonit të Gostivarit ka qenë temë e bisedës së kryetari Bejta me zyrtarët e lartë të ministrisë së bujqësisë, por edhe për realizimin projekteve madhore sidomos të projektit i sistemit të ujitjes Raven – Reçicë.

“E njoftova ministrin e Bujqësisë me problemet me të cilat ballafaqohen bujqit e qytetit të Gostivarit, në dy rajonet ku e kemi tokën më pjellore, është Bashkësia e ujërave “Ujërat e Sharrit”, që është formuar në vitin 2005 dhe përfshinë territorin e Ravenit, Zdunjës, Debreshit, Zubovcës dhe Vrapçishtin me 550 hektar, me një distancë afërsisht 9 kilometra. Pastaj e kemi edhe Bashkësinë e ujërave të Çegranit që është formuar në vitin 2005 dhe përfshinë vendbanimet me kultura bujqësore Çegran, Stençe, Vollkovi e deri në Tenovë, me sipërfaqe prej 600 hektaresh dhe me gjatësi 8 kilometra. Në bashkëpunim me ekonominë e ujërave, unë si kryetar i komunës mora përsipër që projektet që duhet të bëhen për ti ndihmuar ekonomisë së ujërave, do bëhet sanimi dhe pastrimi i kanaleve në të dyja pjesët, sidomos pjesën Zdunjë – Vrapçishtë dhe ndërtimin e pendës për ujitje të sipërfaqes bujqësore në pjesën e fshatit Çegran. Ramë dakord që ministri Cvetkov të na ndihmoje në interes të zhvillimit të kulturës bujqësore dhe në interes të bujqve që Gostivarit”, theksoi kryetari Bejta.

“Projekti më i madhe që planifikojmë që ne si Ministri e Bujqësisë ta realizojmë është sistemi i ujitjes Raven – Reçicë, ku rreth 3 mijë hektar duhet të ujiten dhe bëhet fjalë për një sipërfaqe shumë të madhe, për një projekt shumë të madh që do kushtoje rreth 18 milion euro. Projekti i njëjtë ka hy në programin e Qeverisë për realizim në periudhën 2015-2018. Presim që gjatë këtyre katër viteve të realizohet ky projekt dhe gjithsesi se jeni të vetëdijshëm se çfarë do të thotë ky projekt për këtë rajon për bujqit, do ketë ujë të mjaftueshëm”, deklaroi Ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *