Home / Lajme / Rajon / Kuvendi konstituohet këtë javë

Kuvendi konstituohet këtë javë

17 nëntor-Nevoja për formimin e Kuvendit, thuhet se diktohet nga domosdoshmëria që Kosova të miratoj më pas Ligjin për Buxhetin e vitit 2015, në mënyrë që vendi të mos zhytet në një krizë te thellë financiare e buxhetore.

Kuvendi i Kosovës pritet që përfundimisht të konstituohet këtë javë, me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.

Liderët e partive politike, sipas burimeve të besueshme të gazetës Tribuna, i kanë premtuar si presidentes Atifete Jahjaga, ashtu edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që i kishin kontaktuar javën e fundit, se gjatë kësaj jave do të thirret seanca për të përmbyllur pikën e tretë, përkatësisht atë të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

Nevoja për formimin e Kuvendit, thuhet se diktohet nga domosdoshmëria që Kosova të miratoj më pas Ligjin për Buxhetin e vitit 2015, në mënyrë që vendi të mos zhytet në një krizë te thellë financiare e buxhetore.

Pas konstituimit të Kuvendit do të fillojë numërim nga mbrapa i ditëve për formimin e qeverisë. Nëse kjo nuk arrihet, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Paraprakisht, Partia Demokratike e Kosovës e kishte mbajtur peng konstituimin e Kuvendit duke kërkuar që partitë politike fillimisht të arrinin një marrëveshje në pako edhe për qeverinë. Kurse blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, këtë pikë e kishte frenuar për tre muaj, duke pretenduar gabimisht se mund të merrte postin e kryetarit të Kuvendit. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *