Home / Lajme / Maqedoni / “Larg nga kjo kokë” roman i Iljaz Osmanit (VIDEO)

“Larg nga kjo kokë” roman i Iljaz Osmanit (VIDEO)

Tetovë, 03 nëntor – Doli nga shtypi romani me titull “Larg nga kjo kokë” i shkrimtarit nga Tetova, Iljaz Osmani, njofton Televizioni Koha.

Nuk është e lehtë të analizosh këtë vepër, sepse në thellësitë e saja takon kompleksitetin me plot nuanca padepërtueshmërie. Aty ka shumë shkaqe, shumë pasoja dhe shumë rrethana.

Iljaz Osmani në ecejakjet e tij shumë problematike nuk e ka pas lehtë ta zbërthej marrëdhënien e ngjarjeve. Ai tek romani “Larg nga kjo kokë” trajton çështje të cilat nga vetë lexuesi mund të marrin nxitje për diskutim, transmeton Televizioni Koha.

Sipas Osmanit, Ngjarjet janë ato që vendosin rregullat dhe përmes atyre rregullave, romani tij është deri në fund i spastruar nga gjuha.
Libri “Larg nga kjo kokë” fund e krye mbron pushtetin qendër të romanit me sovranitet modern. Në roman gjërat shikohen me kujdes dhe me sensin e duhur të masës; gjithcka në këtë vepër është e lidhur me rregullat dhe ligjet e reja letrare dhe artistike.

Iljaz osmani librin e pare me poezi “Lulja e fatit” e botoi në vitin 1993 nën përkujdesje të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipnisë, libri I dytë mban titullin “Hapi sytë” është botuar në vitin 2000, libri “Fytyra e pasqyrës” u botua ne vitin 2004, libri me titull “Kafazi I përhitur” është botuar në vitin 2007, “Dollia e dhembjes” është libri I pesë I cili u botua në vitin 2009, ndonëse romani “Larg nga kjo kokë” është vepra e gjashtë e poetit Iljaz Osmani. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *