Home / Lajme / Rajon / LDK e AAK nuk duan kryeministër me rotacion

LDK e AAK nuk duan kryeministër me rotacion

16 nëntor-
Por ideja e ridizajnimit të marrëveshjes është kundërshtuar ashpër nga AAK-ja, e cila nuk dëshiron të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe t’ia lëshojë këtë post LDK-së si partia më e madhe në Bllok.

Dështimi i Bllokut VLAN për të zgjedhur kryetar të Kuvendit liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ka shkaktuar pakënaqësi te kjo parti e cila tani kërkon ridizajnim të marrëveshjes për formimin e Qeverisë.

Por ideja e ridizajnimit të marrëveshjes është kundërshtuar ashpër nga AAK-ja, e cila nuk dëshiron të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe t’ia lëshojë këtë post LDK-së si partia më e madhe në Bllok.

Partneri i këtij koalicioni, Lëvizja “Vetëvendosje”, ka propozuar që ky post t’u takojë nga dy vjet LDK-së dhe AAK-së.

Megjithatë edhe ky propozim është kundërshtuar nga këto dy subjekte, pasi që edhe LDK-ja edhe AAK-ja vlerësojnë se kryeministri u takon atyre. /zëri/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *