Home / Lajme / Rajon / LDK-ja – “kurbani” i Kosovës

LDK-ja – “kurbani” i Kosovës

3 nëntor-Që nga paslufta, LDK-ja asnjëherë nuk e ka drejtuar Qeverinë, pavarësisht faktit se në dy palë zgjedhje ka dalë fituese, në vitin 2001 dhe në vitin 2004.

Lidhja Demokratike e Kosovës me marrëveshjen e 10 qershorit ka vazhduar traditën e “vetëflijimit” në ndarjen e posteve të larta shtetërore duke hequr dorë nga posti i kryeministrit dhe duke ua dhënë atë subjekteve më të vogla.

Që nga paslufta, LDK-ja asnjëherë nuk e ka drejtuar Qeverinë, pavarësisht faktit se në dy palë zgjedhje ka dalë fituese, në vitin 2001 dhe në vitin 2004.

Edhe pse LDK-ja e drejtuar nga Ibrahim Rugova në zgjedhjet e para (2001) kishte fituar rreth 50% të votave postin e kryeministrit ia pati “dhuruar” PDK-së, pas një krize të gjatë politike, ndërsa pas zgjedhjeve të vitit 2004, LDK-ja si fituese e zgjedhjeve arriti marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në, parti kjo e cila e mori postin e të parit të Qeverisë. /zeri/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *