Home / Sport / Lenjani: Luajtëm mirë ndaj ‘të mëdhenjve’ të Francës

Lenjani: Luajtëm mirë ndaj ‘të mëdhenjve’ të Francës

Anësori i kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Francës.

Kuqezinjtë luajtën baras (1-1) ndaj Les Bleus në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Rennes.

Lenjani mendon se barazimi është rezultat i mirë, sepse sipas tij, Franca është skuadër me lojtarë të mëdhenj.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, kishim besim në aftësitë tona në fushë, rezultati për ne është shume i mirë”.

“Franca ka lojtarë të mëdhenj, por vendos gjithmonë fusha, aty tregohen cilësitë”, ka thënë Lenjani

Ai shpreson se Shqipëria edhe në ndeshjet e ardhshme do të vazhdojë me performacën e mirë. Kuqezinjtë të martën mbrëma në Genoa do të ndeshen me Italinë, në një tjetër miqësore.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *