Home / Lajme / Rajon / Lirim Jakupi përjetoi të gjitha burgjet, tash akuzohet edhe nga EULEX-i

Lirim Jakupi përjetoi të gjitha burgjet, tash akuzohet edhe nga EULEX-i

30 nëntor-EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë ka sqaruar EULEX-i.

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi po akuzohet nga ana e EULEX-it për vrasje të rëndë në tentativë për periudhën shtator- dhjetor 2004.

Për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi tani po akuzohet nga EULEX-i. Tashmë ndaj Jakupit edhe është ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës, raporton rajonipress.

Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda.

EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë ka sqaruar EULEX-i.

Ndërkaq kjo aktakuzë dhe disa arrestime të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj Lirim Jakupit po shihen si tepër tendencioze dhe të motivuara politikisht nga ana e avokatit gjilanas, Halit Azemi.

Halit Azemi ka mbrojtur shumicën e pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe për rajonipress thotë se vërtet është tepruar me Lirim Jakupin.

“Ai përjetoj burgjet e UNMIK-ut, burgjet e Kosovës, EULEX-it, Maqedonisë, KFOR-it, Serbisë dhe shumë procese tjera ku për disa edhe është shpallur i pafajshëm. Mendoj se është tepruar me Lirim Jakupin”, shprehet Azemi.

Azemi thotë se është e çuditshme se si është e mundur që EULEX-i ende u beson provave dhe fabrikimeve të Serbisë e Maqedonisë.

“Shumë pjesëtar të UÇPMB-së janë amnistuar, janë amnistuar edhe ushtar të vendeve tjera. Kjo nuk po ndodhë me Lirim Jakupin edhe pas kaq vitesh. Ai nga burgu e në burg po endet me këto aktakuza të rregullta të EULEX-it” thotë Azemi.

Lirim Jakupi ka pasur një dënim prej gjashtë vitesh të cilin e ka përfunduar kurse është dënuar në mungesë nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë. “Lirim Jakupi, ish komandant lokal i UÇPMB-së, i cili tani ndodhet në arrati, i është vërtetuar dënimi prej 15 vitesh për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore që i përkiste grupit të Shefket Musliut” është thënë në vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë..

Arrestimi i Lirim Jakupit nga policia e EULEX-it është bërë menjëherë sapo ka përfunduar vuajtjen e dënimit 6 vjeçar. Edhe pse i ka mbajtur gjashtë vjet burgim, Lirim Jakupi i njohur si “Nacisti”, nuk është lejuar që të shijojë lirinë, ai është arrestuar në janar të vitit 2014.

Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004.

Autoritetet e Maqedonisë gjatë kohë kishin të aktivizuar fletëarrestin për Jakupin, me akuzat për përfshirjen në grupin e Kondovës bashkë me Agim Krasniqin në vitin 2004, si dhe për përfshirjen në grupin e armatosur në Brodec në vitin 2007.

Jakupi për përfshirje në ngjarjet e Shkupit dhe Brodecit ishte arratisur nga burgu i Dubravës, mirëpo ai u arrestua sërish në vitin 2010 për të vazhduar vuajtjen e dënimit./rajonipress/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *