Home / Lajme / Maqedoni / ‘Lustrimi’ shpallë edhe tre bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete

‘Lustrimi’ shpallë edhe tre bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete

24 nëntor- Letrat që ai i ka marrë nga familjarët e tij të afërt ua ka dorëzuar shërbimeve sekrete. Të tre personat, janë shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, janë gjallë dhe në afat prej tre ditëve në ueb faqen e Komisionit do të shpallen dokumentet me të cilat konfirmohet vendimi i tyre.

Komisioni për Verifikimin e Fakteve në seancën e sotme shpalli edhe tre persona për bashkëpunëtorë me shërbimet sekrete nga arsye ideologjike-politike. Ashtu siç informojnë nga Komisioni për lustrim, njëri person ka qenë ish drejtor i shkollës fillore qendrore në fshatin Zajaz dhe ka punuar nën pseudonimin “Luben”. Ende si student ky person ka dhënë informata në Prishtinë për studentët – pjesëmarrës në demonstratat kosovare nga arsye politike-ideologjike dhe partiake. Pas tij, potencojnë nga Komisioni ka më shumë se 30 dokumente me të cilat qartë konfirmohet bashkëpunimi. Komisioni solli vendim me të cilën është konfirmuar bashkëpunimi i ish konsullit të përgjithshëm në Toronto, Kanada i cili nga arsye ideologjike-politike ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete dhe ka dhënë informata për diasporën e Maqedonisë dhe Organizatat e Maqedonisë në Kanada dhe Amerikë. Personi i tretë është ish sekretari i SHIK “Strumicë” i cili ka dhënë informata për anëtarët e emigracionit të Maqedonisë në Brazil. Letrat që ai i ka marrë nga familjarët e tij të afërt ua ka dorëzuar shërbimeve sekrete. Të tre personat, janë shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, janë gjallë dhe në afat prej tre ditëve në ueb faqen e Komisionit do të shpallen dokumentet me të cilat konfirmohet vendimi i tyre. /koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *