Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia merr sot kryesimin me Iniciativën Qendrore-Evropiane

Maqedonia merr sot kryesimin me Iniciativën Qendrore-Evropiane

24 nëntor-Kryetari i Qeverisë do të marrë pjesë në Forumin e 11-të eurokonomik të Vjenës – Vjena samit 2014 “Vizione dhe përgjegjësi në kohën e ndryshimeve”, në të cilin do të ketë fjalim të vetin

“Maqedonia e ndërmerr kryesimin nga Austria në NQE. Do të kem fjalim. Mundësi e mirë për promovim, kontakte dhe realizime të qëllimeve tona. Do të ketë ngjarje edhe në Maqedoni në periudhën e ardhshme”, deklaroi mbrëmë kryeministri Nikolla Gruevski.

Kryetari i Qeverisë do të marrë pjesë në Forumin e 11-të eurokonomik të Vjenës – Vjena samit 2014 “Vizione dhe përgjegjësi në kohën e ndryshimeve”, në të cilin do të ketë fjalim të vetin. Në samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrje e liderëve të tjerë evropianë.

Gruevski paralajmëroi se në Vjenë do të takohet me kryetarin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe me kryeministrat e Austrisë, Çekisë, Italisë.portalb

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *