Home / Lajme / Rajon / Mediat në SHBA: Fund i bllokadës dhe i aleancës ad hoc

Mediat në SHBA: Fund i bllokadës dhe i aleancës ad hoc

20 nëntor-“Marrëveshja me gjasë do të mërzisë partitë e tjera opozitare që ishin bashkuar me Isa Mustafën në përpjekje për të larguar Thaçin nga qeverisja e vendit”, thuhet në këto njoftime.

5Share
3Tweet
0Share
Mjetet amerikane të informimit kanë dhënë me shpejtësi njoftimin mbi arritjen e ujdisë për një koalicion qeverisës midis dy partive më të mëdha të Kosovës.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është quajtur nga mediat amerikane si fund të një bllokade pesëmuajshe që kërcënonte ta çonte vendin në falimentim.

Kanali ABC News, pastaj agjencitë Associated Press, Reuter, gazeta Minneapolis Star Tribune, etj., duke cituar një deklaratë të presidentes Atifete Jahjaga, theksojnë se ‘kryeministri dhe udhëheqësi kryesor i opozitës janë zotuar për të formuar një qeveri koalicioni, duke i dhënë fund pesë muajve të luftës rrënuese politike’.

Këto burime thonë më tej se koalicioni qeverisës do të bëj përpjekje të kapërcej bllokimin politik që mund ta çonte vendin në falimentim, pasi ligjvënësit e zgjedhur nuk mund të votonin buxhetin.

“Marrëveshja me gjasë do të mërzisë partitë e tjera opozitare që ishin bashkuar me Isa Mustafën në përpjekje për të larguar Thaçin nga qeverisja e vendit”, thuhet në këto njoftime.

Artikujt më tutje nënvizojnë se kryeministri në detyrë Thaçi fitoi zgjedhjet e 8 qershorit, por partisë së tij i mungonte një shumicë e nevojshme që të formonte kabinetin qeverisës.

Ai për pesë muaj u përballë me një bllok ad hoc të një aleance opozitare e cila kushtëzonte çdo qeverisje të re me largimin e Thaçit nga pushteti.

Raportet theksojnë më tej se hollësitë e marrëveshjes së mbrëmshme ende nuk janë të njohura ndërsa nënvizojnë se në këtë takim tek presidentja përveç dy liderëve ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. /rtk/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *