Home / Lajme / Maqedoni / Menaxhment dhe menaxhim i kohës trajnim në ‘Fluent’ (VIDEO)

Menaxhment dhe menaxhim i kohës trajnim në ‘Fluent’ (VIDEO)

Tetovë, 02 nëntor – Drejtori i qendres Fluent, Muhamed Jonuz tha se fillojmë me një projekt për të cilin kemi punuar 6 muaj rradhazi, përgjatë të cilit do të flasim për menaxhmentin, planifikimin strategjik dhe menaxhimin e kohës, transmeton Televizioni Koha.

Në kuadër të qendrës për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT”, pas trajnimeve të suksesshme për Gazetari e mërrëdhënie me publikun dhe trajnimit për Lidership, filloi së realizuari trajnimi për Menaxhment, planifikim strategjik dhe menaxhim të kohës. Kësisoji hapjen e këtij trajnimi e bëri ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, transmeton Televizioni Koha.

“Sot jam këtu në hapjen e një trajnimi të ri që organizon Qendra “Fluent” me kandidatë të paraqitur. Tematika ka të bëjë me Menaxhimin institucional dhe menaxhimin e kohës. Me kënaqësi pranova ftesën që të jem këtu për të prezantuar para kandidatëve ligjëratën në fjalë. Deri më tani kjo qendër ka arritur të organozjë disa lloje të trajnimeve që njëfarë mënyre janë plotësim i asaj që studentët e marrin gjatë studimeve të tyre universitare. Trajnimet e këtilla janë mbindërtim i shkathtësive dhe aftësive të studentëve që i kanë përfituar në studimet e tyre universitare. Sigurisht që shkollimi joformal është i rëndësishëm, sepse atë që nuk mund ta përfitojmë gjatë studimeve, e përfitojnë gjatë këtyre trajnimeve”, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, transmeton Televizioni Koha.

Sipas drejtorit te qendres Fluent, Muhamed Jonuz “fillojmë me një projekt për të cilin kemi punuar 6 muaj rradhazi, përgjatë të cilit do të flasim për menaxhmentin, planifikimin strategjik dhe menaxhimin e kohës. Konsiderojmë që kemi zgjedhur elitën e profesorëve të cilët janë më kompetentët për të qenë pjesë e ligjëratave dhe trajnimeve përgjatë 10-12 moduleve, me një qasje prej afro 10 temash në kuadër të një modili, apo në përgjithësi do të kemi mundësi të elaborojmë mbi 100 tematika të cilat kanë të bëjnë me sferën në fjalë. Pjesë e këtij trajnimi janë kandidatë që vijnë nga sfera të ndryshme studimore, persona fizik, maje edhe subjekte juridike që vijnë nga komuant apo ministritë e ndryshme”, tha Jonuzi, transmeton Televizioni Koha.

Kanidatë të cilët do të ndjekin trajnimin në fjalë do të jenë persona fizik, madje edhe subjekte juridike që vijnë nga institucione të ndryshme shtetërore, kompani private, me përgatitje arsimore nga sfera të ndryshme shkencore.Ata të cilët kanë ndjekur trajnimet e përparme, kanë vazhduar rrishtazi edhe me trajnimin ne fjalë, duke konsideruar se arrijnë të vjëlin njohur e shkathtësi të cilat nuk kanë pasur mundësi ti ndjekin në shkollimin e mesëm dhe uiniversitar. Ligjërues të këtij trajnimi do të jenë Musa Musai, Izet Zeqiri, Bardhyl Musai, Ahmed Qazimi si dhe përfaqësues nga OEMVP, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, “Fluent” është qendër kursesh e trajnimesh e cili aktivitetin e saj e ushtron në 5 vendbanime, edhe atë Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kërçovë dhe së fundmi edhe në Studeniçan. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *