Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçipriti në takim kreun e departamentit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Edvard Auer

Menduh Thaçipriti në takim kreun e departamentit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Edvard Auer

13 nëntor-Kryetari gjithashtu vlerësoi se çështja e emrit duhet të trajtohen me një qasje më ndryshe dhe aktive, që bllokimi në fund të tejkalohet, me qëllim që qytetarët e Maqedonisë sërish të kenë perspektivë evropiane.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, realizoi takim me kreun e departamentit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Edvard Auer.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, procesin integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se çështja e cila të gjithëve na shqetëson është mungesa e perspektivës euroatlantike, që është një fenomen brengosës, duke theksuar se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Në këtë drejtim, Kryetari paraqiti brengën se dështimet në proceset integruese të vendit janë frustuese për qytetarët dhe se të gjithë janë të zhgënjyer, për shkak se nuk vërejmë as një shenjë nga ana e qeverisë se donë të debllokojë procesin integrues.

Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin dhe se PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj të jetë konstruktive, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta drejt reformave themelore në procesin e zgjerimit. Kryetari gjithashtu vlerësoi se çështja e emrit duhet të trajtohen me një qasje më ndryshe dhe aktive, që bllokimi në fund të tejkalohet, me qëllim që qytetarët e Maqedonisë sërish të kenë perspektivë evropiane.

Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike Kryetari Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim, sepse gjendja e shqiptarëve dita-ditës përkeqësohet si në aspektin e të drejtave politike ashtu edhe në atë ekonomik, nga ana e qeverisë së Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se dialogu politik është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë dhe se rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik në mes të forcave kryesore në vend, do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave që kanë të bëjnë me de-politizimin e drejtësisë, mediumeve të pavarura, si dhe me çështjet e hapura me karakter ndëretnik. Të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojmë lëvizjen përpara të proceseve.

Kryetari Thaçi vlerësoi se integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *