Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat e BDI-së mbështesin aksionet e DAP-it, por jo me prani të forcave

Ministrat e BDI-së mbështesin aksionet e DAP-it, por jo me prani të forcave

12 nëntor-Të zëshëm në këtë mbledhje kanë qenë pothuajse të gjithë ministrat e BDI-së dhe si konkluzion nga kjo mbledhje ka dal vendimi se nuk guxon të ketë qasje selektive gjatë inspektimeve dhe me prani policore të shkohet vetëm në vendbanimet shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, tha për Alsat-M se ashtu sikurse kishte premtuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë ka kërkuar llogari për aksionet e DAP nën shoqërinë e forcave policore. Ai shtoi se nuk është kundër inspektimeve ndaj subjekteve të shkelin rregullat e biznesit por u shpreh kundër pranisë së forcave policore dhe numrit të madh të tyre që lanë gjurmë të keqe jo vetëm tek investitorët e mundshëm por edhe ndjellën frikë tek popullata civile.

“Kërkesë e BDI-së dhe e Ministrave shqiptar në këtë qeveri është se kur bëhen kontrolle të bëhen njëjtë në tërë territorin e Maqedonisë. Nëse është ideja që të behën kontrolle me forca speciale duhet të bëhen edhe në Veles edhe në Shkup njëjtë. Kjo është qëndrim i përbashkët i të dy partive që janë në koalicion. Me vetë faktin se kemi edhe vende dhe qytete ku gjatë ditëve të kaluara ka pasur kontrolle të këtilla të njëjta me prezencë të njëjtë të policisë tregon se ne si pjesëmarrës në qeveri do të kërkojmë përgjegjësi se nëse në ndonjë pjesë të Maqedonisë përdoret forcë më e vogël policore ndërsa në pjesën tjetër më e madhe”

Më herët nga qeveria deklaruan se séance e djeshme ishte konstruktive por zëdhënësi nuk ofroi asnjë detaj konkret mbi bisedimet dhe epilogun e tyre.

Të zëshëm në këtë mbledhje kanë qenë pothuajse të gjithë ministrat e BDI-së dhe si konkluzion nga kjo mbledhje ka dal vendimi se nuk guxon të ketë qasje selektive gjatë inspektimeve dhe me prani policore të shkohet vetëm në vendbanimet shqiptare.

Mirëpo edhe pas kësaj mbledhje të qeverisë dhe pas më shumë se një jave operacionesh policore dhe inspektimet nga DAP, ende mbetet i paqartë autorizuesi i operacioneve që ngjallën panik në rajonet e banuara me shqiptarë. Alsat

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *