Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Izairi arsyeton mos mbylljen e Jugohromit

Ministri Izairi arsyeton mos mbylljen e Jugohromit

01 Nentor – Ai ka shpjeguar se gjatë marrjes së këtij vendimi është parë efekti ekologjik, por është marrë parasysh edhe aspekti social e socio-ekonomik.

Ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi ka folur për hapat për të vendosur rend ekologjik.
“Kemi masa dhe rezultate konkrete nga masat për mbrojtjen e ambientit jetësor. Pas skadimit të afatit ‘Makstil’ mbyllet deri në harmonizimin me planin aksional, e njëjta ndodhë edhe me ‘Jugohromin’ ku është arritur progres edhe me këtë kompani, (pra me vendim të qeverisë mbyllet pjesa më e madhe e prodhimit mbi 50 përqind e saj, (oxhaqe, furrna), aty ku është ndotës më i madh”, ka thënë ministri Izairi, në konferencën e sotme për shtyp.

Ai ka shpjeguar se gjatë marrjes së këtij vendimi është parë efekti ekologjik, por është marrë parasysh edhe aspekti social e socio-ekonomik. “’Jugorom’ ka dorëzuar plan 6 mujor aksional, ndërsa do të ketë një afat dy vjetësh deri në kompletimin e tërrësishëm të standardeve ekologjike. Dhe, nëse gjatë 6 mujorit të parë, sipas planit aksional nuk ndërëmerren hapat konkret e që do ndiqet me kujdes nga ana e Ministrisë së Ekologjisë, atëherë ‘Jugohromi’ do të mbyllet tërrëisht”, ka deklaruar ministri Izairi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *