Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Izairi në forumin shkencorë për Ndryshimet klimatike dhe Maqedonia

Ministri Izairi në forumin shkencorë për Ndryshimet klimatike dhe Maqedonia

4 nëntor-Me mbështetje të Qeverisë së Norvegjisë, po punojmë edhe në ndërtimin gradual të kapaciteteve për vendosjen e Skemës evropiane për tregtinë e emisioneve të gazrave serrë, të cilave iu parapriu përpunimi i Udhërrëfyesit për zbatimin e Direktivave të BE-së për tregti me emisionet dhe mekanizmin monitorues.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi mbajti fjalim në forumin shkencor: NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE MAQEDONIA, që u mbajt në Rektoratin E Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Me këtë rast ministri Izairi theksoi:
„ Më lejoni që në emër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe në emrin tim, të shprehi kënaqësinë time që kam mundësinë që t’i drejtohem këtij Forumi dedikuar ngritjes së njohurive për ndryshimet klimatike dhe bashkëpunimit të ri afirmuar të cilat ministria jonë i kultivon me Universitetin e Evropës Juglindore shumë vite më parë.

Ministria jonë, me mbështetjen e Ministrisë Italiane të Mjedisit Jetësor, Territorit dhe Detit, i ndihmoi këtij universiteti në zbatimin e projektit për kampusin universitar të emisioneve të ulëta, përmes zbatimit të planit aksionar për ndryshimet klimatike, i cili paraqiste një shembull parësor në rajonin më të gjerë e edhe jashtë tij, dhe kishte një përfitim të shumëfishtë: Kontribut drejt arritjes së institucioneve të pavarura të karbonit ; Arsim dhe rritje të diturive për mundësitë e zbatimit të teknologjive inovative dhe të ulëta – të karbonit, miqësore ndaj mjedisit jetësor.

Ndryshimet klimatike kërkojnë qasje dhe teknologji inovative ekologjike. Eko-risitë do të bëhen kyçe për rritjen ekonomike, konkurencën dhe punësimin. Çelësi për krijimin e vendeve të reja të punës, rritja ekonomike dhe mirëqenia e popullatës në Evropë, është në risitë efikase ekologjike që kërkon standarde të larta për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ballafaqimi me ndryshimet klimatike është një ndër prioritetet më të larta të BE-së, që e ka edhe rolin e liderit në negociatat ndërkombëtare për marrëveshjen e ardhëshme klimatike. Medojmë se me kyçjen e shtetit tonë drejt këtyre përpjekjeve të BE-së, do të sigurohet një rritje ekonomike që në të njejtën kohë nuk do ta prishë mjedisit jetësor.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si koordinator kombëtar i ndryshimeve klimatike, vazhdimisht punon në përmbushjen e detyrimeve të saja nga Konventa Kornizë e KB për ndryshimet klimatike dhe harmonizimin gradual të legjislacionit të saj me legjislacionin e BE-së.

Si vend që nuk i takon grupit të vendeve me industri të lartë, Republika e Maqedonisë i ndan vetëm detyrimet e përbashkëta të të gjitha vendeve – palëve drejt Konventës që nënkupton përpunimin dhe dorëzimin e raporteve kombëtare për ndryshimet klimatike për kapitujt: Inventarin kombëtarë për gazrat serrë, skenarët klimatik, identifikimin e sektorëve më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike me propozim masat për adaptimin e tyre, projektimet dhe masat për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike, hulumtimin dhe zhvillimin, arsimimin dhe vetëdijen e publikut, trasfer të teknologjive. Qeveria e Republikës së Maqedonisë deri më tani miratoi tri plane kombëtare për ndryshimet klimatike (në 2003., 2008 dhe janar të 2014 ).
Aktivitetet tona aktuale janë fokusuar në dhënien e të ashtuquajturave kontribute kombëtare të cilët duhet t’i dorëzojnë në OKB dhe BE deri në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa në prag të Samitit për ndryshimet klimatike në Paris në vitin 2015. Analizat preliminare janë bërë në kuadër të Planit të Tretë Kombëtarë për Ndryshimet Klimatike. Në pajtim me Programin kombëtarë për harmonizimin e të drejtës së BE-së, është planifikuar dhe përpunuar dokumenti politik (policy paper), i cili do të përpunohet me mbështetjen e Qendrës Hulumtuerse për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Energjetikë pranë ASHAM dhe UNDP dhe GTZ.
Me mbështetje të Qeverisë së Norvegjisë, po punojmë edhe në ndërtimin gradual të kapaciteteve për vendosjen e Skemës evropiane për tregtinë e emisioneve të gazrave serrë, të cilave iu parapriu përpunimi i Udhërrëfyesit për zbatimin e Direktivave të BE-së për tregti me emisionet dhe mekanizmin monitorues.
Është planifikuar përpunimi i Strategjisë afatgjate dhe Ligjit për aksionin klimatik në kuadër të IPA TAIB 2012.

Rolin tonë të koordinatorit kombëtarë të ndryshimeve klimatike e realizojmë edhe përmes inkorporimit të politikave të ndryshimeve klimatike në politikat e tjera sektoriale (shëndetësisë, bujqësisë, energjetikës). Ne në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkësinë akademike shohim një partner në realizimin e aktiviteteve nga sfera e ndryshimeve klimatike, e cila është shumë komplekse dhe kërkon partneritete me palë të ndryshme të tanguara.
Nga ana tjetër, përgjegjësia për një mjedis të shëndoshë jetësor dhe ndryshime klimatike të zvogëluara është e të gjithëve, kështu që ministria apelon për një raport përgjegjës të çdo individi. Vetëm të bashkuar, duke e ndarë qëllimin e përbashkët për një të nesërme më të mirë dhe më të shëndetshme mund ta arrijmë një rezultat“.

Forumi është organizuar nga Instituti i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit dhe kishte për qëllim të kuptuarit dhe aktualizimin e gjendjes me ndryshimet klimatike në rastin e Republikës së Maqedonisë. Fjalime përshëndetëse kishte edhe rektori i Universitetit prof.dr. Zamir Dika si dhe ambasadori italian në Maqedoni Ernesto Masimino Beleli. Prezantime shkencore kishin profesorët eminentë ndërsa në fund të Forumit u prezantuan rezultatet nga hulumtimet shkencore të studentëve nga studimet pasuniversitare nga sfera e mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *